Home / Sport / Moto GP, Lorenco në krye

Moto GP, Lorenco në krye

Horge Lorenco me Jamahan fitoi Cmimin e Madh të Francës, duke u bërë edhe lideri i kampionatit botëror. Ndërkohë, vendi i 16-të për Valentino Rosin, që njëherë është rrëzuar dhe më pas është penalizuar nga komisarët.

Spanjolli Horge Lorenco ka fituar Çmimin e Madh të Francës në Moto Grand Pri, duke marrë edhe kryesimin e përgjithshëm të kampionatit botëror. 22 vjeçari i Jamahas la pas vetes italianin Marko Melandri me Kavasakin dhe spanjollin e Hondës Dani Pedroza. Për Lorencon ishte fitorja e dytë në katër gara të këtij sezoni, duke u bërë në këtë mënyrë lideri i Botërorit me 66 pikë, një më shumë se shoku i tij i ekipit Valentino Rosi dhe australiani i Dukatit Kejsi Stoner. Nën një terren të rrëshqitshëm, për Rosin nuk ka qenë dita e tij me fat. Doktori e mbylli garën në vendin e 16-të, pas një rrëzimi dhe një penaliteti për tejkalim shpejtësie në bokse. Në fakt, gara e zhvilluar në La Mansh ka qenë një lotari e vërtetë, sidomos pasi pista u tha disi. Të gjithë u futën në bokse për të ndërruar gomat, përveç Lorencos, që vazhdoi dhe në fund kjo strategji rezultoi e suksesshme. Vendi i katërt i takoi italianit Andrea Doviciozo, ndërsa pas tij u rendit Kejsi Stoner.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *