Home / Sport / NBA, LeBron Xhejms fiton MVP

NBA, LeBron Xhejms fiton MVP

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Le Bron Xhejms u shpall basketbollisti më i mirë i vitit. Lojtari i Klivlend mori 109 vende të para nga 121 gazetarët dhe komentatorët që votojnë cdo vit për këtë cmim. Ndonëse jepet vetëm për Amerikën, ky trofe e bën Xhejms basketbollistin më të mirë në botë.

Le Bron Xhejms, basketbollisti i Klivlen Kavaliers, mori çmimin si Lojtari më i mirë i këtij sezoni në NBA. Ai mori në total 1172 pikë, duke përfshirë 109 vende të para nga një panel prej 121 gazetarësh sportivë dhe komentatorësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Lojtarët votohen me 10 pikë për çdo vende të parë, 7 për të dytin dhe 5 për të tretin. Në një fjalim emocionues, Xhejms që është rritur nga prindër të ndarë, falënderoi mamanë e tij, trajnerin e gjimnazit dhe të afërmit, që e kanë udhëhequr në këtë rrugë, duke e bërë sot për sot basketbollistin më të mirë të botës. “Mamaja ime nga ana financiare nuk ishte asgjëkundi. Unë isha në anën lindore dhe shou ishte në atë jugore. Nuk kisha figurën e babait që të më rriste, isha një djalosh i ri i vetëm dhe i thashë të dashurës sime se nuk kishte asnjë rrugë për t’ia dalë mbanë. Thjeshtë kjo s’mund të ndodhte dhe nuk e di se si ia dola”, deklaroi Le Bron Xhejms tepër i emocionuar. Në vend të dytë në renditjen e NBA ishte ylli i Los Anxhelos Lejkërs Kobi Brajant dhe pas tij me radhë Duejn Uejd i Majemi Hit, Duajt Hauard i Orlandos dhe Kris Pol i Nju Orlins. Xhejms është basketbollisti i parë i Kavaliers që fiton një çmim të tillë. Trofeu MVP në NBA jepet çdo vit në respekt të Moris Podolof, komisioneri i parë i NBA.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *