Home / Lajme / Maqedoni / NDI-ja do te hap dy zyra për deputet

NDI-ja do te hap dy zyra për deputet

Drejtori i NDI-së, Chris Henshaw, në një takim me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka bërë të ditur se këto zyra hapen në kuadër të projektit “Deputeti juaj më afër se kurrë” që përfshinë hapjen e 75 zyrave në tërë Maqedoninë.

Urim Hasipi
Tetove, 8 maj-omunën e Tetovës do të hapë edhe dy zyra tjera për deputet, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve të Tetovës.

Drejtori i NDI-së, Chris Henshaw, në një takim me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka bërë të ditur se këto zyra hapen në kuadër të projektit “Deputeti juaj më afër se kurrë” që përfshinë hapjen e 75 zyrave në tërë Maqedoninë.

Kryetari Bexheti ka shfaqur gatishmërinë për sigurimin e hapësirave nga ana e komunës për funksionimin e këtyre zyrave, nëpërmjet të cilave deputetët do të jenë më afër zgjedhësve. Këto zyra do të sintetizojnë në një farë mënyrë angazhimin e deputeteve dhe angazhimin e komunës ndaj problemeve të qytetarëve.

Në këto zyra do të angazhohen asistentë profesional të cilët do të përzgjidhen nga ana e NDI-së, ndërsa pagesa e tyre do të bëhet nga ana e parlamentit. Zyrat janë apolitike dhe mbajnë logon e projektit të realizuar nga NDI.

Kërkesat për hapjen e zyrave kanë ardhur nga katër partitë më të madha në Tetovë, PDSH, BDI, VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Deri më tani, në Tetovë, kanë funksionuar vetëm zyra e BDI-së dhe e LSDM-së, të caktuara me short nga ana e NDI-së, ndërkohë që pritet të hapen edhe zyra e PDSH-së dhe e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, projekt për hapjen e zyrave të deputetëve nga ana NDI-së në Maqedoni, funksionon që nga viti 2003.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *