Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë hapet Info qendra për bashkimin evropian

Në Tetovë hapet Info qendra për bashkimin evropian

“Ne jemi krenar që sot vendosin pika ndërlidhëse mes Bashkimit Evropian dhe në të njejtën kohë kjo info qendër lidhet me info qendrat tjera si në Shkup dhe Manasatir.Synimet kryesore të kësaj qendre për ndërlidhje të Bashkimit Evropian janë promovimi dhe konosolidimi I mësimdhënies dhe hulumtimeve në fushën e politikave evropiane dhe pastaj bërja e informatave me BE dhe politikat më të kapshme për nivelin e përgjitshëm të qytetarëve”, tha Fuere

Urim Hasipi
Tetovë, 10 maj-Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), prej të shtunës ka filluar të funksionojë Info-Qendra e Bashkimit Evropian.

Me rastin e hapjes së kësaj qendre në këtë universitet është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet rektorit Alajdin Abazi dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni Evran Fuere.Rektori Abazi theksoi se kjo qendër do të funksionojë në kuadër të bibliotekës së universitetit ndërsa studentët dhe hulumtuesit do të kenë qasje në shumë linqe të vlefshme.

Në ndërkohë euroambasadori Fuere tha se është kënaqësi që gjendet në këtë kampus universitar I cili është një shembull briljant të plotësimit të standardeve më superiore të arsimit.

“Ne jemi krenar që sot vendosin pika ndërlidhëse mes Bashkimit Evropian dhe në të njejtën kohë kjo info qendër lidhet me info qendrat tjera si në Shkup dhe Manasatir.Synimet kryesore të kësaj qendre për ndërlidhje të Bashkimit Evropian janë promovimi dhe konosolidimi I mësimdhënies dhe hulumtimeve në fushën e politikave evropiane dhe pastaj bërja e informatave me BE dhe politikat më të kapshme për nivelin e përgjitshëm të qytetarëve”, tha Fuere

Me hapjen e kësaj info qendre pritet që të nxitet edhe debati për Bashkimin Evropian, tha Fuere.Ndërsa koordinatore e kësaj qendre është Besa Arifi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *