Home / Sport / Ne Tetove takohen Renova dhe Rabotnicki

Ne Tetove takohen Renova dhe Rabotnicki

Gjipspunuesit jane ne kerkim te pikeve per ruajtje te pozites se dyte, ndersa mysafiret kerkojne me cdo kusht te sigurojne dalje ne Evrope.Ne Kumanove, Milano pret Vardarin,Pobeda takohet me Pelisterin, ndersa Sileksi eshte mikprites i Napredokut.

Java e 29-te ne Ligen e Pare te futbollit vendor u hap te shtunen me takimin mes Makedonija Gj.P. dhe Horizont Turnoves. Lideri i tabeles shenoi fitore minimale 1:0, mirepo te rendesishme per te ruajtur diferencen ne kreun e tabeles.
Takimet tjera zhvillohen te dielen, ndersa ndeshje interesante do te jete ballafaqimi ne Teteve, ku Renova mirepret Rabotnickin. Vendasit jane optimist dhe nga ky takim mendojne vetem per fitore. Kapiteni i ekipit Fisnik Nuhiu shprehet optimsit para perballjes edhe pse flet me respekt per kundershtarin.
“Rabotnicki eshte skuader cilesore dhe ne respektojme maksimalisht ata. Mirepo ne kemi planet tona dhe ato thone se ne duhet te mundim Rabotnickin. Ne kerkojme te qendrojme ne poziten e dyte dhe ate gje do ta arrijme vetem me fitore. Me tre pike nga ky duel do te kryenim 90 % te punes rreth sigurimit te daljes ne Evrope”- eshte shprehur Fisnik Nuhiu.
Renova ne kete takim nuk do te mund te llogarite ne sherbimet e Ismail Ismailit i cili eshte i lenduar dhe Agron Memedi qe vuan denimin e kartonit te kuq.
Rabotnicki thuajse ka humbur te gjithe gjasat qe Evropen ta siguroje permes kampionatit dhe duket se te gjithe forcat do ti drejtoi ka perballa e te merkures kunder Shkendijes ne kuder te gjysmefinales se Kupes se Maqedonise. Megjithate nga tabori i “rpmantikeve” paralajmerojne se nuk dorezohen para kohe ne duelin me Renoven.
Milano ne Kumanove mirepret Vardarin ne ndeshjen qe per Kumanovaret ka vlere te madhe per ruajtjen e pozites se trete. Milano pesoi disfate nga Horizonti ne fushe te vet para nje jave dhe tani kerkon qe kunder Vardarit te kompensoje dicka. Ne dy ndehsjet e fundit Pobeda takohet me Pelisterin, ndersa Sileksi eshte mikprites i Napredokut.Skuadra e Metalurgut kete jave eshte e lire.

Dyshet e javes se 29-te

Makedonija Gj.P 1-0 Horizont Turnova

Milano – Vardari
Renova – Rabotniçki
Pobeda – Pelisteri
Sileksi – Napredoku

Metallurgu i lirë

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *