Home / Lajme / Maqedoni / Në varrezat e vjetra të fshatit Kapazhdoll dalin në siperfaqe eshtrat e njerëzve të vdekur

Në varrezat e vjetra të fshatit Kapazhdoll dalin në siperfaqe eshtrat e njerëzve të vdekur

Ne si banorë përmes kryetarit të komunës së Zhelinës Fatmir Izairi kemi njoftuar Fondin për rrugë Rregjionale dhe ndërmarrjen publike “Makedonija Pat”, pasi që këto varreza të vjetra gjenden buzë rrugës rregjionale Tetovë –Shkup, dhe disa metra larag autostradës Shkup Tetovë.Eshtrat e të parëve tonë tani më janë në sipërfaqe dhe ato hetohen nga kalimtarët dhe tepër shqetësojnë ato”, thotë Tasim Zylbehari, përfaqësues I këshillit të Xhamisë të fshatit Kapazhdoll.

Urim Hasipi
Tetovë, 8 maj-Që dhjetë ditë eshtra të njerëzve të vdekur shqetësojnë banorët e fshatit Kapazhdoll, pasi që ato kanë dalë në sipërfaqe.Eshtrat e të vdekurve në varrezat e vjetra të fshatit Kapazhdoll, kanë dalë në sipërfaqe si rezultat I erozionit të tokës gjatë shirave që përfshinë vendin kohëve të fundit, pasi që të njejtat gjatë ndërtimit të rrugës rregjionale Tetovë –Shkup në vitin 2002 nuk janë mbrojtur sipas standardeve.

Banorët e fshatit Kapzhdoll janë të shqetësuar se varrezat e stërgjyshërve të tyre, tani më janë të dëmtuar shumë rëndë edhe nga fakti se autoritetet përgjegjëse edhe pse janë njoftuar më këtë problem megjithatë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret, për sanimin e kësaj situate tepër shqetësuese.Nje ekip i Televizionit Koha sot qendroi ne kete vend dhe ju sjell pamjet e trishta.

”Ne si banorë përmes kryetarit të komunës së Zhelinës Fatmir Izairi kemi njoftuar Fondin për rrugë Rregjionale dhe ndërmarrjen publike “Makedonija Pat”, pasi që këto varreza të vjetra gjenden buzë rrugës rregjionale Tetovë –Shkup, dhe disa metra larag autostradës Shkup Tetovë.Eshtrat e të parëve tonë tani më janë në sipërfaqe dhe ato hetohen nga kalimtarët dhe tepër shqetësojnë ato”, thotë Tasim Zylbehari, përfaqësues I këshillit të Xhamisë të fshatit Kapazhdoll.

Inspektorë të komunës së Zhelinës kanë dalë në vendngjarje të cilët kanë konstatuar gjendjen me varrezat e vjetra të Kapazhdollit, dhe sipas banorëve kryetari I komunës së Zhelinës me shkresë ka njoftuar Makedonija Pat dhe Agjencionin për rrugë shtetërore, ku kërkohet interevenim urgjent.

”Në kthesën e rrugës rregjionale Saraj-Tetovë, tek gryka për në vendbanimin Kapazhdoll, gjatë shirave të fundit është intensifikuar erozioni I dheut dhe kanë dalë në sipërfaqe mbeturinat e eshtrave nga varrezat e këtyre banorëve.Për shkak të reagimit të banorëve, përfaqësues të urbanizmit të komunës së Zhelinës më 29 prill kanë dalë në këtë lokalcion dh kanë bërë hetim në vendngjarje.

Sipas konstatimeve tona parashtrohet nevoja për intervenim të shpjetë me ndërtim të murit mbrojtës në pjesën ku ka erozion të tokës dhe të vendoset një rjetë prej metali.

Kërkojmë që për arsye sigurie dhe për respekt ndaj të vdekurve që të ndërmeren këto masa”, thuhet në kërkesën e komunës së Zhelinës dërguar këtyre dy institucioneve.Banorët nga ana tjetër kanë shfaqur shqetësimet e tyre duke paralajmëruar se do të veprojnë në suaza të ligjeve aktuale në Maqedoni, por nuk përjashtojnë mundësinë që të protestojnë.

Për këtë situatë ata kanë njoftuar edhe Muftininë e Tetovës, prej nga sekretari Namik Xhaferi ka thënë se së bashku me banorët do të bëhet rivarimi I tyre dhe se për këtë rast janë të njoftuar.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *