Home / Sport / Njukastëll dhe Midlesbrou në Ligën e Dytë

Njukastëll dhe Midlesbrou në Ligën e Dytë

Skuadrat Njukastëll dhe Midlesbrou iu bashkuan Uest Bromviq Albionit dhe edicionin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Skuadrat Njukastëll dhe Midlesbrou iu bashkuan Uest Bromviq Albionit dhe edicionin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Në xhiron e fundit të Premier ligës, Njukastëll të dielën pësoi në Birmingem nga Aston Villa (0:1), derisa Midlesbrou u mund në Londër nga Uest Hemi (1:2).

“Laraskave” dhe “Boro’s” nuk iu ndihmoi dot as disfatat e rivalëve direkt për largim nga elita, Hall Sitit ndaj Mançesterit (0:1) dhe Sanderlendit kundër Çelsit (2:3).

Duelin në “Villa Park” e vendosi autogoli i Damian Dafit në minutën e 38-të. Njukastëlli në pjesën e dytë pati disa raste, por futbollistët e Alan Shirerit nuk arritën të mposhtin Bred Fridelin.

Fitorja për ekzistencë iu nevojit edhe Midlesbrout, por nuk ia arritën qëllimit.

Uest Hemi avancoi në minutën e 33-të me anë të Koulit. Barazoi Gari O’Nill (50), por tetë minuta më vonë mysafirët “i fundosi” Stanislas.

Në derbin e javës, Liverpuli në “Anfield Road” mposhti Totenhemin (3:1) me golat e Fernando Torresit (31), Alan Hjutonit (64-autogol) dhe Josi Benajunit (81), derisa për mysafirët shënoi Robi Kin (77).

Kampionati anglez u mbyll me triumfin e Mançester Junajtedit, vendi i dytë i takoi Liverpulit, i treti Çelsit, derisa Arsenali u rendit në vendin e katërt. Në bazë të plasmanit, Evertoni, Aston Villa dhe Fullami do të luajnë në Ligën e posaformuar të Evropës.

Premier Liga – Rezultatet e javës së fundit (38-të)

Arsenali – Stouk Siti 4:1
(Beattie 11-autogol), Van Persie 16-11m, 41, Diaby 18 / Fuller 31-pen)
Aston Villa – Njukasëll 1:0
(Duff 38-autogol)
Blekburni – Uest Bromviq Albion 0:0
Fullham – Everton 0:2
(Osman 45,87)
Hall Siti – Mançester J. 0:1
(Gibson 24)
Liverpul – Totenhem 3:1
(Torres 31, Hutton 64-autogol, Benayoun 81 / Keane 77)
Mançester Siti – Bolton 1:0
(Caicedo 9)
Sanderlend – Çelsi 2:3
(Richardson 53, Scott 90 / Anelka 47, Kalou 74, A.Cole 86)
Uest Hem – Midlesbrou 2:1
(C.Cole 33, Stanislas 58 / O’Neil 50)
Uigan – Portsmuth 1:0
(Rodallega 26)

Renditja

1. Mançester Junajted 38 28 6 4 68 24 90
2. Liverpul 38 25 11 2 77 27 86
3. Çelsi 38 25 8 5 68 24 83
4. Arsenal 38 20 12 6 68 37 72
5. Everton 38 17 12 9 55 37 63
6. Aston Villa 38 17 11 10 54 48 62
7. Fullham 38 14 11 13 39 34 53
8. Totenhem Hotspur 38 14 9 15 45 45 51
9. Uest Hem 38 14 9 15 42 45 51
10.Mançester Siti 38 15 5 18 58 50 50
11.Vigan Atletik 38 12 9 17 34 45 45
12.Stouk Siti 38 12 9 17 38 55 45
13.Bolton 38 11 8 19 41 53 41
14.Portsmuth 38 10 11 17 38 57 41
15.Blekbërn 38 10 11 17 40 60 41
16.Sanderlend 38 9 9 20 34 54 36
17.Hall Siti 38 8 11 19 39 64 35
18.Njukastëll 38 7 13 18 40 59 34
19.Midlesbrou 38 7 11 20 28 57 32
20.Uest Bromviq Albion 38 8 8 22 36 67 32

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *