Home / Sport / Paraqitje dinjitoze e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri

Paraqitje dinjitoze e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri

Në një debat rreth të drejtës së marketingut, që u mbajt në Comerzbank Arena, në Frankfurt të Gjermanisë, në kuadër të Forumit të katërt mediatik të sponzorëve, u prezantuan katër federata të futbollit, tri nga Evropa dhe një nga Amerika e Jugut.

Në mesin e këtyre federatave ishte edhe Federata më e re e futbollit në Evropë, ajo e Kosovës e cila u prezantua nga kryetari i saj, Fadil Vokrri i cili në këtë forum shoqërohej nga Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së, kurse atyre këtu në Frankfurt iubashkangjiten edhe Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGj dhe redaktori ynë në diasporë, Myftar Halili.

Pos Fadil Vokrrit në këtë debat morën pjesë edhe Harold Mayne – Nicholls, kryetar i Federatës Kombëtare të Futbollit Profesionist të Kilit (ANFP), Ralph Zloczower, kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës dhe Knut Kristvang, drejtor i marketingut dhe mediave në Federatën e Norvegjisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të udhëheqësit të debatit, ku ishin të pranishëm rreth 300 pjesëmarrës, Fadil Vokrri tha se problemi më i madh tek ne, në Kosovë për përparimin e marketingut sportiv është së FFK-ja ende nuk është pranuar nga UEFA dhe FIFA. Ne jemi një vend i vogël, porse që në këtë lëmi mund të krijohen të ardhura të mëdha nga sponzorizimi dhe marketingu. Atje ka talentë, ka klube të organizuara dhe ka sponzorë që janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë drejtim.

Kur do të pranoheni në UEFA dhe FIFA? – ishte pyetja vijuese për kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje Fadil Vokrri tha se pengesë për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA janë statutet e këtyre dy organizatave. Kosovën e kanë pranuar 59 shtete, porse janë edhe shumë që ende nuk e kanë pranuar. Sa i përketë marketingut, ne kemi pasur disa biseda me një kompani nga Berlini dhe se në FFK kemi komisionin që mirret me këtë punë dhe ne në mënyrë shumë transparente do të vendosim.

Pjesëmarrja e kreut të futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit shqiptar nga Kosova, Fadil Vokrri zgjoi interesim të madh të të pranishmit dhe shumë herë deklaratat e tij u përcollën me duartrokitje sikurse edhe kur nga udhëheqësi i debatit u prezantua ai.

Gjatë qendrimit në Gjermani nesër Fadil Vokrri, kryetar dhe Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm do të kenë edhe takime tjera me struktura të ndryshme sportive e të marketingut.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *