Home / Lajme / Maqedoni / Pas deklaratave të zëvendëskryeministrt reagojnë studentet

Pas deklaratave të zëvendëskryeministrt reagojnë studentet

Ne studentët e USHT-së i drejtohemi të gjithë opinionit mbarë shqiptar se ne studentët nuk jemi në vijë politike me asnjë subjekt politik dhe se ne kemi kërkuar mbështetjen e të gjitha subjekteve politike shoqatave të dala nga lufta organizatat qeveritare dhe joqeveritare.Ne studentët shqiptarë përgenjështrojmë zëvendëskryeministrin dhe theksojmë se ne nuk kemi marrë mbështetjen vetëm të PDSH-së por edhe të subjekteve tjera si BDK, PPD, DR, BDSH, SHVL-UÇK Kalaja, shoqata e të përndjekurve politik, themeluesi i këtij universiteti Fadil Sulejmani dhe intelektual tjerë”, deklaoi Jahiu, gjatë pres konferencës të mërkurën në Tetovë

Tetovë, 20 maj-Parlamenti studentor i USHT-së ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi, sipas të cilit studentët janë të manipuluar.Zëdhënësi i këtij parlamenti Ylber Jahiu gjatë një komunikimi me media ka deklaruar se studentët janë të indinjuar thellë dhe ofenduar nga deklaratat e Ademit.”Ne studentët e USHT-së i drejtohemi të gjithë opinionit mbarë shqiptar se ne studentët nuk jemi në vijë politike me asnjë subjekt politik dhe se ne kemi kërkuar mbështetjen e të gjitha subjekteve politike shoqatave të dala nga lufta organizatat qeveritare dhe joqeveritare.

Ne studentët shqiptarë përgenjështrojmë zëvendëskryeministrin dhe theksojmë se ne nuk kemi marrë mbështetjen vetëm të PDSH-së por edhe të subjekteve tjera si BDK, PPD, DR, BDSH, SHVL-UÇK Kalaja, shoqata e të përndjekurve politik, themeluesi i këtij universiteti Fadil Sulejmani dhe intelektual tjerë”, deklaoi Jahiu, gjatë pres konferencës të mërkurën në Tetovë.

Ai më tej nënvizoi se nuk është e vërtetë se USHT nuk ka dashur t`i shfrytëzoj 40 milion denarët e dedikuara për ndërtimin e objektit të USHT-së edhe pse sipas ligjit qeveria është e obliguar që ato mjete t`i lëshojë në xhirollogarinë rrjedhëse të USHT-së, edhe kjo nuk realizuar.

”Lind pyetja se si ne mund t`i shfryëzojmë ato mjete nëse USHt-ja injorohet në mënyrë permanente që nga fillimi i 2009 e deri më sot.Ndjehemi mjaft të diskriminuar si student duke pasur parasysh se në USHt ka edhe 20 përqind student të nacionalitetit maqedonas.Ftojmë zëvendëskryeministrin dhe subjektin të cilin ai i takon që të enjten të dalin në vijë me studentët që të përkrahin këtë tempull të diturisë”, tha Jahiu.

Ndërkohë që edhe studentët e UEJL-së kanë përkrahur këtë protestë.Përmes një komunikate për media ata thonë se studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, përkrahim plotësisht protestën që do të organizohet ditën e enjte, m datë 21 Maj 2009, në sheshin e qytetit të Tetovës.

Ngjarjet e fundit që po i ndodhin Universitetit Shtetëror të Tetovës, kanë zgjuar kureshtjen e mbarë popullit shqiptar në Maqedoni, përfshirë këtu edhe ne studentët. “Shkurtimi i buxhetit të USHT-së ka ndikim të drejtpërdrejtë në limitimin e mundësive të shkollimit të lartë universitarë në gjuhën shqipe, arsye kjo shumë e fortë që na obligon në ngritjen e zërit ndaj një padrejtësie irituese dhe tejet brengosëse për të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm në Maqedoni, por edhe të viseve të tjera ku ata jetojnë”, thuhet në deklaratën e Unionit të studentëve të UEJL-së

Ne, studentët, gjithashtu e shprehim indinjatën tonë të thellë edhe për shkak të anashkalimit të UEJL, ku siç dihet edhe përkundër obligimeve ligjore, ende zvarritet çështja e përfshirjes së tij në suaza të buxhetit shtetëror, thuhet në fund të deklaratës së studentëve të UEJL-së.

Ademi: Protestat studentore, të manipuluara

Protestat e paralajmëruara nga studentët e USHT-së për shkurtimin e buxhetit të këtij institucioni, zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi i vlerëson të manipuluara politikisht. Ademi u bëri apel studentëve që mos tubohen nën ndikim të subjekteve politike.
“Përderisa një subjekt politik tanimë ka dal në përkrahje të tyre dhe thotë që do ti përkrah protestat na len të dyshojmë se ata janë të manipuluar, prandaj unë them se na len të dyshojmë bëjë edhe një herë apel që ata mos të jenë pre e partive politike”, deklaroi Abdylaqim Ademi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë.
Ademi sqaroi edhe një herë se me rebalancin e buxhetit që është në procedurë, është parashikuar të shkurtohen 10 milion denarë, ndërkohë që në buxhet të USHT-së, sipas Ademit, mbeten edhe 40 milion denarë për ndërtimin e objekteve.
“Në vitin 2008 pas ardhjes së BDI-së në pushtet arritëm që një sasi shumë të madhe të mjeteve financiare ti dedikojmë për ndërtimin e objekteve të USHT-së për funksionimin normal të këtij universiteti, dhe në fund të 2008 i shlyem të gjitha borxhet të cilat USHT-ja i kishte ndaj furnizuesve dhe atyre që kishin kryer punë në USHT”, shtoi Ademi.
Ai tha gjithashtu se me kalimin e amendamentit të deputetëve të BDI-së në parlament, do të sigurohen edhe 3.2 milion euro për ndërtimin e qendrës diagnostikuese në kuadër të spitalit klinik në Tetovë, që është pjesë e USHT-së.
Studentët, protestat e tyre i kanë paralajmëruar për të enjten, ndërkohë që ata mbështeten edhe nga rinia e PDSH-së.

Aelanca për Tetovën përkrah protestat

Tetovë, 20 maj-Aleanca për Tetovën duke ndjekur zhvillimet me vëmendje zhvillimet më të fundit rreth USHT-së sidosmos shkurtimin brutal të buxhetit të këtij institucioni të lartë arsimor dhe sulmet e kordinuara për të njëllosur punën që është bërë në drejtim të afirmimit dhe të konsolidimit të tërsishëm të arsimit sipëror shqiptar e sheh të udhës që të ngre zërin e protestës ndaj këtyre sulmeve me të vetmin qëllim që të sensibilizojë opinionin shqiptar dhe më gjërë për diskriminimin që I bëhet tij.

Përmes një kumtese aleanca për Tetovën sulmet dhe shkurtimet e buxhetit I sheh si presion për të ndalur hovin arsimes dhe emancipues të USHT-së por edhe përpjekjet për të reduktuar zhvillimin dhe konsolidimin e mëtutjeshëm të programeve studimore në këtë institucion.

”Duke qenë të vetëdijshëm se arsimi paraqet një forcë lëvizëse drejt një shoqërie moderne dhe të barabartë duke dashur që të jemi pjesë e reagimit qytetar ndaj të gjithë padrejtësive që I bëhen këtij institucioni, ne si aleancë vlerësojmë se ky është një atak që I bëhet arsimit të lartë shqip emancipimit kombëtar dhe qytetërues të shoqërisë sonë.

Aleanca për Tetovën fuqimisht solidarizohet me protestën e studentëve të USHT-së dhe fton qytetarët që masovikisht të dalin dhe të japin përkrahjen në sheshin e Tetovës”, thuhet në kumtesën e aleancës për Tetovën.
Protesta perkrahet edhe nga BDSH, Shoqata e te Burgosurve dhe te denuarve politik, etj.

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” deklaroi se përkrah iniciativat e sinqerta e studentëve për mirëqenie të Univerzitetit Shteteror të Tetovës.

“Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” me vëmendje të madhe po e ndjek debatin rreth rebalancit të buxhetit shtetëror dhe shkurtimit të mjeteve financiare për univerzitetet në Maqedoni dhe mirëpret debatin publik rreth këtij vendimi të Qeverisë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

ZGJOHU! gjithashtu përshëndet vetëdijësimin e studentëve dhe profesorëve për fatin dhe rrethanat në të cilat funkcionon Univerziteti Shtetëror i Tetovës dhe përkrah iniciativat e sinqerta për mirëqenie të Univerzitetit duke kërkuar që partitë politike, pozitë dhe opozitë, të heqin dorë nga politika ditore dhe të kontribuojnë në rimëkëmbjen e shëndosh të tempullit të dijës shqiptare në Maqedoni.

“Kjo qeveri, krahas krizës globale, ka mjete për të ndërtuar kishë ortodokse në Sheshin e qytetit të Shkupit, mbi themelet e shtëpisë së lindjes të nobelistës shqiptare Nëna Tereze. Kjo qeveri ka mjete për të zbatuar proektin monoetnik të ndërtimit të busteve, etj. Këto proekte të qeverisë vazhdojnë të realizohen ndërsa nga ana tjetër shkurtohen buxhetet e univerziteteve shtetërore”, thuhet më tej në reagimin e Lëvizjes Zgjohu.

Sipas tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka deklaruar që arsimi është një ndër prioritet e saj më të rëndësishme, andaj ky hap është i pakuptueshëm.

“Akoma më skandaloz është shkurtimi i buxhetit të Univerzitetit Shtetëror të Tetovës, i cili ka buxhetin më të ulët nga gjithë univerzitetet tjera edhepse për nga numri i studentëve rradhitet i dyti”, thuhet në reagim.

ZGJOHU! ka konsideratë të lartë për USHT-në dhe vihet në përkrahje të Rektoratit të USHT-së dhe të gjithë studenteve që veprojnë në të mirën e USHT-së.

“Partitë politike dhe shoqëria civile, duke përfshirë këtu edhe unionet studentore, duhet njëherë e përgjithmonë të kuptojnë se disa çështjë kërkojnë mobilizim të gjithëmbarshëm dhe vetëdijë kolektive kombëtare. Në këtë frymë, apelojmë për bashkërenditje të veprimeve për të mbrojtjur trashëgiminë tonë kulturore dhe shpirtërore, për të mbrojtur dhe avancuar USHT-në, për të kontribuar në mbarëvajtjen e punës së Institutit Albanologjik dhe për ta drejtuar vendin përfundimisht drejt vlerave të civilizimit perendimor, drejt NATO dhe BE”, theksojnë nga Lëvizja Zgjohu

Në Tetovë te enjten në ora 13.00 (nisja nga rektorati oira 12.00) do të organizohet protesta kundër Qeverisë në mbrojtje të autonomisë së Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT).

Protesta organizohet nga Parlamenti Studentor i këtij universiteti, i cili ka bërë të ditur se kërkesat dhe shprehja e revoltës së tyre ka të bëjë me diskriminimin institucional të USHT-së, financimin vetëm me 10 për qind të buxhetit për universitetet në Maqedoni, shkurtimin e sërishëm të buxhetit me rebalancin e buxhetit shtetëror dhe presionet qeveritare.

“Nëse cenohet USHT cenohet ardhmëria, cenohen vlerat demokratike, por cenohen edhe vetë parimet e Marrëveshjes së Ohrit”, ka theksuar zëdhënësi i PS të USHT-së, Ylber Jahiu, i cili ka përgënjeshtura zëvendëskryeministrin Abdilaqim Ademi, se studentët janë të manipuluar me protestat.

Në mbështetje të protestave të nesërme kanë dalur edhe Unioni i Studentëve të UEJL-së në Tetovë, të gjitha partitë politike opozitare, shoqatat e veteranëve të luftës si dhe shoqatat e ndryshme qytetare. BDI nëpërmjet zëvendëskryeministrit Ademi ka bërë thirrje që të mos mbështetet protesta e studentëve.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *