Home / Sport / Per Militon jane marre vesh ‘shefat’

Per Militon jane marre vesh ‘shefat’

Agjenti i Diego Militos, Fernando Hidalgo, ka deklaruar se Interi prin në garën për transferimin e sulmuesit të Genoas. “Interi është shprehur i interesuar për të. Milito do të ishte një lojtar i shkëlqyer krahas Ibrahimovicit.

Shpresoj që t’i shohim ata duke luajtur së bashku në fushë”.

“Sido që të jetë, ka interesime edhe nga skuadrat tjera, të cilat kanë folur me mua. Unë kam një lidhje të privilegjuar me Interin, mirëpo duhet t’i respektoj edhe drejtorët tjerë”.

“Mendoj se (presidenti i Interit) Massimo Moratti dhe (presidenti i Genoas) Enrico Preziosi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Militos në fund të sezonit”, i ka thënë Hidalgo radios “Kiss Kiss”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *