Home / Sport / Perez eshte ambicioz: Me te miret duhet te jene te ne

Perez eshte ambicioz: Me te miret duhet te jene te ne

Pretendenti kryesor për ta fituar presidencën e Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, dhe superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, janë në agjendën e tij, nëse ai i fiton zgjedhjet presidenciale të Los Merengues.

“Unë jam shumë i afërt me (zëvendëspresidentin e Milanit) Adriano Gallianin. Ai më thërret kur vjen në Spanjë dhe të njëjtën gjë e bëj unë kur shkoj në Itali. Zakonisht flasim me të për futbollin, mirëpo njëherë duhet të presim se çka do të ndodhë në zgjedhje”.

“Cristiano Ronaldo është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, ndërsa lojtarët më të mirë në botë duhet të luajnë për Real Madridin”, u ka thënë Perez gazetarëve të enjten, në ditën kur shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për president të Real Madridit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *