Home / Sport / Perez: Javën e ardhshme flasim për përforcime

Perez: Javën e ardhshme flasim për përforcime

Florentino Perez që nga fillimi i javës së ardhshme mund të bëhet sërish president i Realit të Madridit. Në fakt, Perez ka mbetur kandidati i vetëm në garën zgjedhore. Në një bisedë për të përditshmen sportive “Marca”, Perez ka refuzuar të jap emrat e futbollistëve që synon t’i ketë në skuadër, por ka paralajmëruar blerje të rëndësishme.

“Kësaj radhe do të sjellim vetëm ata futbollistë, të cilët kanë dëshirë të flaktë të luajnë në skuadrën tonë dhe do të japin maksimumin për fanellën tonë. Do të sjellim ata futbollistë për të cilët kemi nevojë dhe për të cilët mendojmë se do të na ndihmojnë në realizimin e objektivave tonë”, ka theksuar Perez. Njëri nga futbollistët më të përfolur për t’u bashkuar me Realin pas rikthimit të Perezit në krye të klubit madrilen është braziliani i Milanit, Kaka. “Një gjë lehtësuese rreth transferimit të mundshëm të Kakasë është fakti se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me drejtuesit e Milanit. Me Galianin kam biseduar shumë herë, kemi folur edhe për Kakanë, mirëpo të gjitha bisedimet në detaje rreth këtij transferi i kemi lënë pas kësaj jave. Atëherë do të mund të fillojmë bisedimet e vërteta”, ka thënë Perez. Kohët e fundit në media janë përmendur shumë futbollistë të klasit të lartë si përforcime të mundshme të Realit, kurse Perez rreth zërave në media thekson: “Është e pamundur që të kemi arritur marrëveshje me të gjithë ata futbollistë, të cilët përmenden në media. Janë disa futbollistë që na interesojnë dhe të cilët dëshirojmë t’i kemi në radhët tona dhe këtë do ta bëjmë, por nuk do të sjellim pikërisht çdo futbollist që përmendet në media. Disa prej futbollistëve do të duhet të largohen, në mënyrë që të krijojmë vend për përforcimet e reja. Jam i bindur se do të krijojmë një projekt spektakular”, ka përfunduar Perez.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *