Home / Sport / Phelps sërish dështoi, tash në 100 metra

Phelps sërish dështoi, tash në 100 metra

Phelps ka pësuar edhe një disfatë duke treguar se është larg formës së tij më të mirë. Pas humbjes në not në 200 metra në shpinë, ai tani ka pësuar në 100 metra stil i lirë.

Fituesi i 14-të fishtë olimpik Michael Phelps për vetëm brenda 24 orëve ka shënuar dy humbje në mitingun e notit që po mbahet në Charlotta. Ditë më parë zuri e vendin e dytë në 200 metra shpinë, i pari ishte Aarona Peirsol, ndërsa dje sërish dështoi duke zënë vendin e dytë në 100 metra në stil të lirë. Frederick Bousquet ishte më i miri në 100 stil të lirë që e përshkoi për kohë prej (21.33).
Këto disfata vërtetojë se Phelps është larg formës së tij më të mirë dhe si duket se edhe pauza tre mujore për shkak të suspendimit që erdhi si pasojë e përdorimit të mjeteve narkotike, ka lënë gjurmë te notuesi më i mirë në botë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *