Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Fatmir Sejdiu anuloi vizitën në Shkup

Presidenti Fatmir Sejdiu anuloi vizitën në Shkup

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka anuluar vizitën në Maqedoni, e cila ishte paralajmëruar për ditën e nesërme (e enjte). Në një komunikatë për opinion të lëshuar nga Zyra për informim pranë presidencës së Kosovës, thuhet se Presidenti Sejdiu ka anuluar vizitën e tij, pasi që ndërkohë pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare.
Autoritetet maqedonase kane deklaruar gjatë ditës se presidenti i Kosovës do te pritet te enjten pa ceremoni shtetërore ku do të mungoje garda e presidentit, si dhe flamuri i Kosovës nuk do te ngrihet ne shtize, ashtu siç ndodh me pritjet e tjera ceremoniale

Urim Hasipi
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka anuluar vizitën zyrtare në Shkup, për shkak të ndryshimit të karakterit të vizitës zyrtare nga ana e autoriteteve maqedonase.

Kabineti i presidentit Sejdiu zyrtarisht nëpërmjet një komunikatë zyrtare ka njoftuar për anulimin e vizitës.

“Meqenëse pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Po ashtu, në këtë komunikatë theksohet se, presidenti i Republikës së Kosovës si dhe institucionet e saj, mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e veçmas me fqinjët – duke u dhënë këtyre marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që e meritojnë.

Nga ana tjetër, zyrtarë të presidencës maqedonase deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se nesër pritet të deklarohet zyrtarisht kabineti presidencial për anulimin e vizitës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Në agjendën e përgaditur nga Shkupi zyrtar parashikohej që Sejdiu të pranohej me një ceremoni formale, pa gardën dhe ngritjen e flamujve. Paraprakisht Ivanov kishte planifikuar dy ditë më parë që Sejdiun ta pres në vilën e tij presidencial “Biljana” në Ohër, por pas refuzimit të palës kosovare, agjenda ka ndryshuar që takimet të zhvillohen në Shkup

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *