Home / Lajme / Maqedoni / Prishen kompjuterët e aeroplanit qeveritar, kryeministri i sigurt kthehet në Bruksel

Prishen kompjuterët e aeroplanit qeveritar, kryeministri i sigurt kthehet në Bruksel

Në kabinetin e kryeministrit për MIA-n konfirmuan se, kryeministri Gruevski dhe udhëtarët e tjerë në aeroplan janë kthyer të sigurt në Bruksel, prej nga tentojnë të gjejnë mënyrë tjetër që të udhëtojnë në Paris në takimin me presidentin francez Nikolla Sarkozi.

Bruksel, 14 maj-Gjatë fluturimit të aeroplanit qeveritar me të cilin kryetari i Qeverisë Nikolla Gruevski, shefi i kabinetit të tij Martin Protugjer dhe anëtarët e sigurimit udhëtuan nga Brukseli deri në Paris prishen të gjithë kompjuterët në fluturaket, si dhe radari.

Në kabinetin e kryeministrit për MIA-n konfirmuan se, kryeministri Gruevski dhe udhëtarët e tjerë në aeroplan janë kthyer të sigurt në Bruksel, prej nga tentojnë të gjejnë mënyrë tjetër që të udhëtojnë në Paris në takimin me presidentin francez Nikolla Sarkozi.

Të gjithë kompjuterët në aeroplan dhe radari prishen deri sa aeroplani ka fluturuar në lartësi mbidetare prej 6.000 metra. Instrumentet e aeroplanit kanë treguar se se ata janë në tokë, kështu që pilotët nuk kanë pasur kurrfarë informate për avioqarkullimin rreth tyre. Aeroplani është detyruar të kthehet në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *