Home / Sport / Prishtina mbron titullin

Prishtina mbron titullin

Katër xhiro pa përfunduar kampionati, Prishtina edhe matematikisht ka siguruar titullin e kampionit. Derisa ekipi bardhekaltër ka mbrojtur titullin, lufta për mbijetesë po bëhet shumë interesante. Ferizaj e Hysi kanë marrë pikët e shpresës, pasi kanë mposhtur Flamurtarin, respektivisht Dritën. Ndërsa Besiana nuk udhëtoi fare në Vushtrri.

Skuadra e Prishtinës, që tashmë praktikisht ka siguruar titullin e kampiones, ka mposhtur rivalin e kryeqytetit, 2 Korrikun 3:0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 26-të të Raiffesien Superliga e Kosovës në futboll.

“Bardh-e-kaltrit”, gjatë tërë ndeshjes kanë mbivotuar në terren dhe se, me meritë ata arkëtuan edhe trepikëshin e radhës përballë “verdh-e-bluve” që tashmë i kanë thënë lamtumire elitës së futbollit tonë.

Ishte Ardian Kozhani (‘13), që hapi serinë e golave në këtë takim, pasi ai nga gjuajtja e lirë në largësinë 18 – 19 metra qëllon rrjetën e 2 Korrikut.

Vetëm dy minuta më vonë Valon Krasniqi përfiton nga një gabim i mbrojtjes mysafire dhe solli Prishtinën në epërsi prej 2:0. Edhe në pjesën e dytë të lojës ishin futbollistët e Prishtinës, ata që kontrollonin lojën.
Enis Fetahu (‘58), shënon golin e tretë pas asistimit të bukur që i bëri Saliagiq.

Një rast të mirë shënimi për 2 Korrikun, e kishte Besmir Gjika (67), por goditjen e tij më mund të madh e dëboi portieri Blakçori.

“Çka po dëshirojmë na po bëjmë, edhe kur bie shi na fitojmë. Matematikisht Prishtina siguroi titullin”, ka thënë të dielën pas takimit, Afrim Tovërlani, trajner i Prishtinës.

Ndërsa, trajneri i 2 Korrikut, Arsim Thaçi, tha se futbollistët e tij favorizuan shumë kundërshtarin, duke pësuar tre gola pas gabimeve të mbrojtjes.

Prishtina – 2 Korriku 3:0
Stadiumi i qytetit, Prishtinë
Shikues: mbi 100
Gjyqtarë: I. Mustafa, G. Shala, F. Agërbashi.
Shënues: Kozhani (‘13), Va. Krasniqi (‘15), Fetahu (‘58).

Karton të verdhë: Humolli (Prishtina), Berisha (2 Korriku).
PRISHTINA: Blakçori, B. Krasniqi, Idrizi, Humolli, Vokshi, B. Shabani, Ahmeti (Mustafa), Kozhani (V. Shabani), Hyseni, Saliagiq dhe Va. Krasniqi (Fetahu).

2 KORRIKU: Myftari, Gjika, Thaçi, Duli, Berisha, Ademaj, Prekopuca, Llumnica (F. Krasniqi), L. Krasniqi (Jetullahu), Ademi (Mavriqi) dhe Selimi.

Superliga: Java e 26-të

Ferizaj – Flamurtari 7:2
Trepça ’89 – Besa 2:1
Drita – Hysi 3:5
Drenica – Ulpiana 3:0
Vëllaznimi – Gjilani 1:0
Istogu – Trepça 1:0
Prishtina – 2 Korriku 3:0
Kosova (V) – Besiana nuk u zhvillua

Tabela
1. Prishtina 55
2. Besa 41
3 Vëllaznimi 41
4. Trepça 41
5. Flamurtari 40
6. Trepça ’89 39
7. Drenica 38
8. Gjilani 38
9. Hysi 37
10. Kosova(V) 36
11. Ferizaj 36
12. Ulpiana 33
13. Istogu 29
14. Besiana 26
15. Drita 23
16. 2 Korriku 23

Në javën e 27-të, më 3 qershor, takohen: Prishtina – Ferizaj, 2 Korriku – Istogu, Trepça – Vëllaznimi, Gjilani – Drenica, Ulpiana – Drita, Hysi – Trepça ’89, Besa – Kosova (V), Besiana – Flamurtari.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *