Home / Lajme / Maqedoni / Projekte konkrete për modernizimin e arsimit

Projekte konkrete për modernizimin e arsimit

“Mbështetja ime për arsimin do të jetë e madhe, por në këtë drejtim duhen edhe projekte konkrete të cilët ju duhet t’i përgatitni”, tha Bexheti. Ai gjithashtu i ka njoftuar drejtorët me vullnetarët ndërkombëtarë, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë në përgatitjen e projekteve, me të cilat më pas mund të konkurrohet në fondet europiane dhe fonde tjera.

Urim Hasipi
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore në kuadër të komunës. Kryetari Bexheti është përqendruar në këtë takim në identifikimin e nevojave urgjente të shkollave dhe përgatitjen e projekteve konkrete për të aplikuar në fonde të ndryshme.

“Mbështetja ime për arsimin do të jetë e madhe, por në këtë drejtim duhen edhe projekte konkrete të cilët ju duhet t’i përgatitni”, tha Bexheti. Ai gjithashtu i ka njoftuar drejtorët me vullnetarët ndërkombëtarë, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë në përgatitjen e projekteve, me të cilat më pas mund të konkurrohet në fondet europiane dhe fonde tjera.

Drejtorët e shkollave kanë shtruar problemet me të cilët përballen dhe kanë kërkuar mbështetje më të madhe nga komuna. Ata janë dakorduar për bashkëpunim në përgatitjen e projekteve për modernizimin e arsimit.

Shefi i Sektorit për veprimtari publike, Iljas Halimi, tha se është i njoftuar me të gjitha problemete me të cilat ballafaqohen shkollat. Sipas tij, Sektori për veprimtari botuese dhe shkollat në të ardhmen do të duhet të kenë një bashkëpunim më të ngushtë dhe një komunikim më ekspeditiv.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *