Home / Lajme / Maqedoni / Protestë gjithpopullore në Tetovë.Studentët:Nuk lejojmë të përsëritet 1994

Protestë gjithpopullore në Tetovë.Studentët:Nuk lejojmë të përsëritet 1994

: Motoja e protestës gjithpopullore ishte “Mos na vrsini ardhmërinë”, kurse kanë vijuar edhe pankartet tjera, “Po rezikoni ardhmërinë e universitetit”, “Nuk jemi Universitet privat”, “Duam universitet të barabartë”, “Mos rrezikoni autonominë e studentëve”, “Po bëni diskriminim nacional të studentëve” etj.

Urim Hasipi
Tetovë, 21 maj-Mijëra studentë të USHT-së dhe UEJL-së të përkrahur nga qytetarë, parti politike, organizata joqeveritare shoqata të dala nga lufta, shoqata të burgosurve dhe dënuarve politik,kanë protestuar në sheshin e Tetovës kundër politikave diskriminuese të qeverisë ndaj Universitetit Shtetëror të Tetovës.Protestat janë organizuar nga ana e Parlamentit të studentëve të USHT-së.Në mesin e protestuesve ka qenë edhe kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti me bashkëpunëtorët e tij dhe rektori I parë I këtij universiteti Fadil Sulejmani.

Motoja e protestës gjithpopullore ishte “Mos na vrsini ardhmërinë”, kurse kanë vijuar edhe pankartet tjera, “Po rezikoni ardhmërinë e universitetit”, “Nuk jemi Universitet privat”, “Duam universitet të barabartë”, “Mos rrezikoni autonominë e studentëve”, “Po bëni diskriminim nacional të studentëve” etj.
Kryetari I parlamentit të studentëve të USHT-së Gadaf Uzeiri tha se në mënyrë të qetë kërkojmë që të trajtohemi si të gjithë universitetet tjera shtetërore në Tetovë.

”Jemi mjaft të diskriminuar që USHT-së I bëhen presione në forma të ndryshme duke përgjysmuar buxhetin, disperzuar atë në qytete tjera pa mos u konsultuar dhe pa marrë pëlqim nga senati.Ne studentët nuk do të lejojmë që të përsëritet viti 1994”, tha Uzeiri.

Duke drejtuar ministrisë së arsimit dhe qeverisë ai tha se duhet të rifreskoni qëndrimet tuaja ndaj këtij institucioni dhe të keni qasje më të drejtë, në të kundërtën ne nuk do të pushojmë së organizuari protesta për të mbajtur këtë tempull të cilin e krijuam me shumë dhe mjaft sakrifica.“Të rishikohet buxheti I USHt-së për vitin 2009 duke respektuar kriteret ligjore si numri I fakulteteve, numri I studentëve, gjendja aktuale infrastruktore.Vende të reja për profesorë, asistent, administratë.

Ndërprerje e presioneve të vazhdueshme përmes inspektimeve të jashtzakonëshme që cënojnë autonominë e universitetit.

Azhurimin e lëndës së poliklinikës universitare, që ka ngec në burokracinë e Ministrisë së Arsimit të Shkencës dhe Ministrisë së Financave.

Rregullimi I formës së financimit për fakultetin e biznes administratës në Kumanovë, dhe programit studimor të ekologjisë në Strugë”, tha para protestuesve Uzeiri.Studentët në protestën e sotme kanë kërkuar që të ndërpritet vendimarrja për çështje vitale si disperzimi I programeve studimore në qytete tjera nga komisione joprofesionale pa u konsulltuar me organet e universitetit.Studentët USHT-së kanë paralajmëruar protesta dhe hapa tjerë në rast se vazhdoht me këtë politikë diskriminuese.

BOX
Para fillimit të protestës Forumi Rinor I Demokracisë së Re përmes një pres konference I ka dhënë përkrahje protestës së studentëve të USHT-së.Kryetari I forumit të Demokratëve të Ri, Ali Maksuti në Tetovë deklaroi se ngritja e zërit të studentëve në mënyrë civilizuese mbështetet nga Demokracia e re.”Gjithashtu I përkrahim edhe amandamentet e deputetëv të DR për buxhetin e vitit 2009 ku parashihet ndarja e mjeteve të buxhetit shtetërore shtesë për përmirësimin e kushteve për trajtim më të mirë të USHT-së”, tha Ali Maksuti, kryetar I forumit të demokratëve të rrinj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *