Home / Sport / Rabotnicki fiton kupen e Maqedonise ne futboll

Rabotnicki fiton kupen e Maqedonise ne futboll

Skuadra e Rabotnickit pas egzekutimit te penaltive arriti te fitoje Kupen e Maqedonise ne futboll, duke mbrojtur ne kete menyre njerin prej dy titujve te fituar ne sezonin e kaluar. Pjesa e rregullt e ndeshjes u mbyll me barazimin 1:1, ndersa ndryshim te rezultatit nuk kishte as pas vazhdimeve, keshtu qe fituesin e vendosen penaltite.

Makedonija Gj.P. ishte me aktive ne fushe dhe vazhdimisht ishte skuadra qe kerkonte rastin per te shenuar, mirepo Rabotnicki ishte mjaft mire i organizuar ne mbrojtje dhe nuk lejonte te kapituloje. Pjesa e pare u mbyll pa gola, ndersa ne pjesen e dyte Rabotnicki disi permiresoj lojen dhe filloje te tregoje loje me te angazhuar. Megjithate ishin futbollistet e Makedonise ata te cilet kaluan ne eprsi me golin e Kleckarovskit, i cili pas asistit te Ilievskit me koke dergoi topin ne rrjete. Pas golit te pranuar Rabotnicki hodhi gjithcka ne sulm dhe kerkonte barazimin, por ai nuk erdhi deri ne minuten e fundit te takimit. Ne momentet kur dukej se ish-kampionet e dyfishte nuk kane fuqi per te barazuar dhe se do te detyrohen t’ia dorezojne Makedonija Gj.P. edhe titullin e dyte, pas atij te kampionatit, Pandev ne tentimin per te krosuar befasoi portierin kundershtar Pavlovic dhe barazoi rezultatin ne 1:1.
Ne kohen shtese nuk kishte ndryshim, keshtu qe fituesi i kupes duhej te kerkohet pas egzekutimit te penaltive.
Nga pika e bardhe ishin te sakte pjesa me e madhe e futbollisteve, mirepo Rabotnicki se pari leshoi rast per te mbyllur dilemat ne penaltine e 5-te kur Perendija nuk arriti te denoje huqjen e De Britos, mirepo me vone gjithcka erdhi ne vend, kur se pari Jovanovski goditi mbi porte, ndersa Pandev shenoi penaltine vendimtare, per ftese te madhe ne taborin e Rabotnickit.
Nga fillimi i takimit per Rabotnickin luajti Minas Osmani i cili tregoi loje shume te mire deri ne momentin kur u zevendesua nga Pandev, nderse 120 minuta te shkelqyeshme per Makedonija Gj.P. luajti Nijaz Lena, i cili ishte i sakte edhe nga penaltia, mirepo ne fund nuk mundi te fitoje kupen.
Per Rabotnickin ky ishte titulli i dyte ne Kupen e Maqedonise, pas atij te vitit te kaluar, kur ne finale munden Milanon e Kumanoves.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *