Home / Sport / Rajt-Filips larg futbollit për disa muaj

Rajt-Filips larg futbollit për disa muaj

Futbollisti i krahut të djathtë në radhët e Mançester Sitit, Shon Rajt-Filips (27-vjeç) do të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese të kombëtares së Anglisë për Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, për shkak të lëndimit.

Rajt-Filips këto ditë do t’i nënshtrohet operimit të gjurit, i cili e mundon që një kohë të gjatë dhe për këtë arsye do të pushojë disa muaj. “Shon Rajt-Filips ka stërvitur gjatë kësaj jave, por ka ndjerë dhimbje në gju. Për këtë arsye u detyrua të shkojë për vizitë të sërishme te mjeku specialist dhe u vendos që ai t’i nënshtrohet operimit, në mënyrë që të jetë plotësisht i gatshëm për edicionin e ardhshëm”, ka pohuar trajneri i Sitit, Mark Hjuz. Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Kapelo në ndeshjen ndaj Kazakistanit, më 6 qershor dhe ndaj Andorës, më 10 qershor, nuk do të mund të llogarisë as në portierin Dejvid Xhejms dhe Ben Fosterin.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *