Home / Sport / Rangink afer largimit, Klinsman gati te zevendesoje

Rangink afer largimit, Klinsman gati te zevendesoje

Seria negative e Hofenheimit eshte kritikuar nga pronari i klubit Dietmar Hop, ndersa mediat gjermane kane filluar te spekulojne per zevendesuesin e Ralf Ranginkut me Jyrgen Klinsmanin ne krye te listes.

Befasia me e madhe e sezonit vjeshtor ne Bundeslige, skuadra e Hofenheimit, pas disfates se larte 4:0 nga Volfsburgu ka rreshqitur ne poziten e 9-te, gje qe ka hidhruar pronarin e klubit Dietmar Hop, i cili mendon per largimin e trajnerit Ralf Rangink.

-“Do te takohem me trajnerin me te cilin do te bisedojme per formen e skuadres. Jam i hidhruar sepse ne afatin dimeror nuk kemi sjelle zevendesime dhe perforcime adekuate. Kemi mebtur pa pa futbollistet kryesor per shkak te lendimeve dhe ishte e patjetersueshme te freskonim ekipin.” – ka deklaruar Hop, i cili ka qene i gatshem te ndaje finansa per perforcime, mirepo trajneri nuk deshiroi futbolliste te shtrejnte ne skuader.
Deklarata e pronarit te Hofenheimit ka nxitur mediat gjermane qe te fillojne me spekulimet per zevendesuesin e Ranginkut, keshtu qe ne kreun e listes eshte gjendur emri i Jyrgen Klinsmanit, i cili para vetem nje jave u largua nga pankina e Bayernit.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *