Home / Sport / Real Madrid, emër surprize ne listën e kandidateve për kryetar

Real Madrid, emër surprize ne listën e kandidateve për kryetar

Juan Onieva eshte emri surprize qe permendet si kandidat i mundshem per kryetar te Realit te Madridit. Deri sa emrat e ish-kryetareve Perez e Kalderon ishin te paralajmeruar, spekulimet rreth Onieva-s kane turbulluar situaten.

Duhen edhe disa dite nga zgjedhjet presidenciale ne klubin e Real Madrid, zhvillime te rëndësishme mund te turbullojnë situatën.

Kështu, emrave te Ramon Calderon e Florentino Perez qe cilësohen si dy kandidate favorite, mund t’u shtohet edhe Juan Onieva. Ky i fundit ka një mbështetje te madhe ekonomike nga Alejandro Agag e Flavio Briatore, te cilët ofrojnë siguri për financat e klubit dhe ky detaj mund te përbeje avantazh për kandidatin surprize.

Për momentin, Onieva nuk ka mohuar por as nuk ka pohuar kandidaturën, por sipas mediave iberike, mbështetja e dyshes Briatore-Agag mund te beje qe ai te rezultoje favorit ne momentet e fundit. Pavaresisht si do përfundojnë këto zgjedhje, me te rëndësishmet e dekares se fundit ne shtëpinë “Merengues”, pritet te pasohen nga investime te fuqishme ne skuadër, pavarësisht emrit qe do marre postin e presidentit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *