Home / Sport / Real Madrid, plani i Perezit për një skuadër ëndrash

Real Madrid, plani i Perezit për një skuadër ëndrash

Ditën e enjte ne klubin e Real Madrid do zhvillohen zgjedhjet për kreun e shoqërisë “merengues” dhe ky do jete një hap i ri ne epokën e skuadrës se famshme spanjolle.

Kandidati kryesor Florentino Perez kërkon te rindërtoje një skuadër ëndrrash, duke e nisur premtimin nga dy emrat e talentuar te futbollit spanjoll, Negredo e Granado. Por per te merituar serish nofken “galaktiket”, Perez ka menduar gjithashtu te sjelle ne “Bernabeu” yje te kalibrit boteror si; Kaka, Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic e David Villa, te udhehequr nga strategu Arsene Wenger.

Me francezin Perez ka marredhenie te shkelqyera por nese kjo piste do deshtoje, atehere plani B eshte portugezi Jose Mourinho. Sipas gazetes “AS”, luzitani eshte gati te largohet nga Interi pasi gezimet ne radhet e zikalterve jane shume te pakta gjate nje sezoni zhgenjyes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *