Home / Sport / Reali blen gjithçka që vlen te Valencia

Reali blen gjithçka që vlen te Valencia

Kandidati presidencial i Real Madridit, Florentino Perez synon të shfrytëzojë gjendjen e vështirë financiare në Valencia, për t’ua blerë katër futbollistët e tyre më të mirë.

Sipas mediave spanjolle, nëse fiton zgjedhjet presidenciale në Santiago Bernabeu, Perez synon të paraqesë ofertë prej 120 milionë eurosh për David Villan, David Silva, Juan Mata dhe Raul Albiol.

Valencia ka probleme të mëdha financiare, ndërsa pas humbjes nga Villarreali në fundjavë, kanë humbur gjasat e kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

“E kam thënë edhe para ndeshjes me Villarrealin se kam dëshirë të madhe të luaj në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Nuk e kam arritur me Valencian, andaj duhet të vlerësoj atë që është zgjedhja më e mirë për karrierën time. Tifozët nuk duhet të hidhërohen. Ata duhet të jenë krenarë që futbollistët e klubit kërkohen nga gjigantët evropianë”, ka thënë Villa.

Tani është pothuajse e sigurt se Villa do të largohet nga Valencia gjatë verës dhe përveç Realit, e kërkojnë edhe Liverpooli e Chelsea. Valencia është në borxhe të mëdha, andaj oferta e Perezit në vlerë prej 120 milionë eurosh do të shërbente si ndihmë e madhe për stabilizimin e gjendjes financiare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *