Home / Sport / Reali kerkon Murinjon

Reali kerkon Murinjon

Nga Spanja lajmet që vijnë s’janë aspak të mira për tifozët e Interit: Florentino Perez, presidenti i ardhshëm i madrilenëve ka zgjedhur portugezin si trajnerin ideal të projektit të tij prestigjioz.

Pas refuzimeve të Vengerit dhe të Ançelotit, Mourinho mbetet objektivi i vetëm i Perezit për Real Madridin e ri.

Lajmi nuk duket aspak i rremë sipas italianes “Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës, pas ofertës së marrë, Mourinjo, kontrata e të cilit me Interin skadon në 2011, ka vënë në dijeni drejtuesit e Interit.

Presidenti Morati ka mohuar një lëvizje të tillë dhe për shtypin është shprehur: Në të kaluarën Mourinjo ka dhënë shenja seriozitetit e mostradhtie të fjalës së dhënë”.

Drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali, thotë se klubi italian ka qenë në dijeni për kontaktin që Reali e ka bërë me Mourinhon, por thotë se ata janë të hidhëruar me mënyrën me të cilën është realizuar ky kontakt.

Interit i ka ngel “hatri” me Realin

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se kandidati për president të Realit, Florentino Perez, dëshiron që Jose Mourinho ta marrë drejtim klubin mbretëror, ndërsa nerazurët po ashtu kanë pohuar ofertën e ekipit spanjoll.

“E kemi ditur se Real Madrid ka bërë ofertë te Mourinho, edhe pse klubi spanjoll ka përdorë metoda të pazakonshme dhe jo të drejta. Mendoj se për shkak të raporteve të mira të dy klubeve, do të ishte shumë më mirë nëse së pari do të kontaktohej Massimo Moratti”, ka thënë Oriali.

“Megjithatë mendoj se Mourinho do të mbetet në Inter. Ky është vetëm mendimi im, në fund për përgjigjen e saktë do të duhet ta pyetni atë. Por ai dëshiron të mbetet këtu dhe të përpiqet ta përfundojë ciklin e rëndësishëm të cilin e kemi filluar”, ka shtuar italiani.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *