Home / Sport / Renova barazoi 2:2 me Sileksin

Renova barazoi 2:2 me Sileksin

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e javës së parafundit në Ligë e Parë të futbollit të Maqedonisë. Për shkak të motit të keq, ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Pobedës është ndërprerë dhe do të zhvillohet te ejnten, ndërsa Metalurgu pas disfatës 1:0 nga Vardari, egzistencën në Ligën e Parë , sipas gjithë gjasave do ta kërkojë përmes balotazhit. Renova në Tetovë barazoi 2:2 me Sileksin, ndërsa Milano fitoi 2:0 kundër kampionëve të rij, Makedonija Gj.P. Prej më herët dihet se nga Liga e Parë largohet Napredoku.

Ndeshjet e javës së 32-të në Elitën e Futbollit të Maqedonisë kanë qartësuar edhe dilemën e fundit, duke bërë të qartë se Metalurgu do ti bashkohet Pelisterit në ndeshjet e balotazhit për sigurimin e egzistencës, ndërsa Napredoku prej më herët është anëtar i Ligës së Dytë.
Filluan pesë, ndërsa përfunduan katër ndeshje në kuadër të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Moti i keq që përfshiu vendin lejuan vetëm një orë lojë në Stadiumin e qytetit në Shkup dhe në Cair.
Rabotnicki dhe Pobeda do të duhet që të ejnten të luajnë përsëri ndeshjen, ndërsa Vardari dhe Metalurgu i ikën një skenari të tillë, pasi që pas 20-të minutave pauzë e vazhduan ndeshjen e tyre.
Sipas rregullave të FFM-së, nëse për shkak të faktorëve të jashtëm, në këtë rast moti i keq, ndërprehet një ndeshje, ndërsa më herët është zhvilluar 80% e saj, atëherë takimi regjistrohet me rezultatin aktual kur është ndërprerë ndeshja.
Mirëpo , pasi që ndeshja Rabotnicki – Pobeda u ndërpre në minutën e 69-të, nënkuptohet se të ejnten ndeshja do të zhvillohet përsëri nga minuta e parë.
Në ndeshjet tjera ,Milano – Makedonija Gj.P. 2:0, me golat e Ristovit dhe Geshovskit. Renova në Tetovë luajti baraz 2:2 me Sileksin. Xhepcishtasit dy herë avansonin me golat e Ibrahimit, mirëpo Stupiq dhe Georgiev u përkujdesën që skuadra e tyre të fitojë pikën e nevojshme për të siguruar statusin e tyre.
Goli i Muzafer Ejupit u tregua si i vendimtar në fitoren e Vardarit përballë Metalurgut, ndërsa Georgiev shënoi dy gola në fitoren e Horizont Turnovës përballë Napredokut me rezultat 2:0.

Makedonija Gj.P. mbetet në kuatën e 60-të pikëve pas disfatës së tretë sezonale. Milano iu ofrua Renovës në vetëm një pikë, pasi tani skuadra nga Xhepcishti ka 53 pikë dhe në javën e fundit do ta sulmojë pozitën e nënkampionit.
Megjithatë Milano me vendin e tretë ka të sigurtë pjesëmarjen në Ligën Evropiane, pasi që dje mori licencën për pjesëmarje në garat ndërkombëtare , pas pranimi të ankesës së tyre. Rabotnicki dhe Vardari kanë nga 41 pikë.
Sileksi tani është i 6 me 36-të pikë, ndërsa me pikë të njejta në pozitën e 7-të gjendet Horizon Turnova, të cilët me fitoren ndaj Napredokut edhe definitivisht i ikën rezikut për ndeshje balotazhi. Në fund pa ndryshime. Pobeda e 8-ta, Metalurgu i 9-ti, Peliteri i 10-ti, ndërsa në pozitën e fundit gjendet Napredoku.

Renova 2-2 Sileksi
Milano 2-0 Makedonia Gj.P.
Vardari 1-0 Metallurgu
Rabotniçki (ndërprerje) Pobeda
Horizont T. 2-0 Napredoku
Pelisteri i lirë

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *