Home / Sport / Renova barazon me Vardarin, të dielën zhvillohen takimet tjera

Renova barazon me Vardarin, të dielën zhvillohen takimet tjera

Vardari dhe Renova barazuan pa gola në ndeshjen e parë të javës së 30-të në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë. Takimet tjrra zhvillohen të dielën ku spikat derbi ndërmjet Rabotnickit dhe Makedonija Gj.P.

Renova luajti pa gola në Stadiumin e qytetit në Shkup kundër Vardarit, kështu që Makedonija Gj.P. që nesër me fitore eventuale mund të sigurojë titullin e parë në historikun e tyre.

Golashënuesit dështuan, ndërsa në barazimit të dytë në takimin e katër ndërmjet Vardarit dhe Renovës, më shumë iu gëzua Makedonija Gj.P. Pas barazimit të 7-të në ndeshjen e 14-të si mysafir, skuadra nga Xhepcishti edhe teoritikisht ka humbur gjasat për titullin e kampionit, ndërsa kjo vlen edhe për Vardarin kur është në pyetje tentimi për të sulmuar pozitën e tretë të cilën e mban Milano.

Vardari nuk arriti që edhe me një fitore kampionale t’i revanshohen Renovës për eliminimin nga garat e Kupës, dhe me këtë pikë tani kanë 6-të pikë se skuadra Kumanovare.
Makedonija Gj.P. nesër në stadiumin e qytetit në Shkup kundër Rabotnickit do të dalë me motiv për të siguruar titullin e parë në historinë e klubit.
“Luanët” kanë 7-të pikë më shumë se rivali më i afërt Renova, dhe me fitore eventuale kundër Rabotnickit do të arrijnë epërsi të paaritshme në pikë tre javë para fundit të kampionatit.

Dyshet e javës së 30-të:
Vardari 0-0 Renova
Milano – Sileksi
Rabotnicki – Makedonija Gj.P.
Horizont T. – Metalurgu
Pelisteri – Napredoku
Pobeda e lirë

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *