Home / Sport / Renova deklasoi Milanon me rezultat 4:1.

Renova deklasoi Milanon me rezultat 4:1.

Skuadra nga Xhepcishti falë tre golave të Ibrahimit, shënoi fitore të lartë 4:1 përballë Milanos, duke marë pozitën e dytë në renditje. Kampionët e ri Makedonija Gj.P. luajti pa gola me Vardarin, ndërsa Rabotnicki mori tre pikë në fushë të Metalurgut.

Renova edhe pse në fillim u gjend në disavantazh, në vazhdim me një lojë bindëse, posacërisht në pjesën e parë, mori fitoren me rezultat të lartë 4:1. Më i merituari për këtë fitore ishte autori i tre golave Besart Ibrahimi, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Ylber Aliu dhe Agron Memedi të cilët kishin nga dy assiste në shënimin e golave.
Megjthatë fillimi nuk ishte aq i mirë për Renovën, pasi që ish-futbollisti i tyre Genc Iseni mysafirëve u dha epërsi 1:0, mirëpo ishte interesant fakti se ai në shenjë respekti për Renovën nuk festoi aspak pas shënimit të golit.
Goli i miqve sikur motivoi plotësisht vendasit të cilë në vazhdim dominuan në cdo aspekt të lojës së futbollit. Todorovski ishte ai i cili barazoi rezultatin në 1:1, ndërsa vetëm disa minuta më vonë Agron Memedi depërtoi bukur në zonën kundërshtare duke krosuar saktë për Aliun i cili qetësoi topin për Ibrahimin, ndërsa ky i fundit shënoi për përmbysje të rezultatit. Deri në fund të pjesës së parë regjistrojmë edhe një gol të Ibrahimit, kur përsëri assistues ishte Ylber Aliu.
Në pjesën e dytë tempoja e lojës ra, ndoshta për shkak të epërsisë bindëse të vendasëve, ndoshta edhe për shkak të të reshurave të mëdha të shiut. Megjithatë edhe në kushte të tilla Renova shënoi edhe një gol përmes Ibrahimit. Në fakt ishin mysafirët ata të cilët sulmonin, portieri Kovacevic pranoi topin edhe me dorë realizoi një assist të përkreyr për Ibrahimin, i cili vendosi rezultatin përfundimtar Renova – Milano 4:1.

Në ndeshjet tjera Makedonja Gj.P dhe Vardari luajtën baraz 0:0, Sileksi mundi Pelisterin 1:0, ndërsa Pobeda fitoi pastër 2:0 kundër Horizontit. Në Autokomandë edhe pse pikë ishin shumë më të rëndësishme për Metalurgun, megjithatë Rabotnicki mori fitoren me rezultat minimal.

Rezultatet e javës së 31-të:

Sileksi 1-0 Pelisteri
Pobeda 2-0 Horizont Turnova
Metalurgu 0-1 Rabotnicki
Makedonija Gj.P. 0-0 Vardari
Renova 4-1 Milano
Napredoku ishte i lirë

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *