Home / Sport / Renova mirëpret Sileksin

Renova mirëpret Sileksin

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e javës së parafundit në Ligë e Parë të futbollit maqedonas. Deri sa janë të qartë emrat e skuadrave që do ta përfaqësojnë vendin në Kupat evropiane, në fundin e tabelës gjthçka mbetet e hapur. Napredoku ka humbur të gjithë gjasat për mbijetesë, Pelisteri do të luajë në balotazh, ndërsa Pobedës dhe Metallurgut do të kërkohet emri i skuadrës së dytë që vendin e saj në elitën e futbollit do të duhet ta sigurojë përmes ndeshjes së balotazhit. Në Tetovë skuadra e Renovës takohet me Pelisterin.

Java e parafundit në Elitën e Futbollit të Maqedonisë do të zhvillohet të mërkurën, kur edhe pritet të zgjidhen disa paqartësi. Duke patur parasysh faktin se Makedonija Gj.P. ka fituar titullin e kampionit, Renova dhe Milano kanë të sigurta pozitën e dytë dhe të tretë, ndërsa Rabotniçki fitoi Kupën e Maqedonisë, atëhere është e qartë se kush do të përfaqësojë vendin në Evropë. Në anën tjetër të tabelës, Napredoku që tani është anëtar i Ligës së Dytë, Pelisteri statusin në Ligën e Parë do të kërkojë në ndeshjen e balotazhit, ku sipas gjithë gjasave do të takohet me Shkëndijën e Tetovës, mbetet e hapur dilemma rreth skuadrës së dytë që do të luajë në balotazh. Konkurentë janë dy, dhe kjo javë pritet të qartësojë se Pobeda apo Metallurgu do ti bashkangjiten Pelisterit në ndeshjet e balotazhit. Të mërkurën të dyja skuadrat do të luajnë në teren mysafir. Metallurgu do të përballet me Vardarin në stadiumin e qytetit në Shkup, ndërsa në stadiumin e Çairit , Pobeda do të takohet me fituesit të Kupës së Maqedonisë.
Renova në Tetovë pret Sileksin. Xhepçishtasit kanë siguruar Evropën dhe tani luajnë pa ndonjë ngarkesë më të madhe. Megjithatë kjo gjë nuk don të thotë se ata nuk do të luajnë për të fituar, përkundrasi stafi teknik edhe pse ndoshta do tu japë mundësi futbollistëve që kanë patur minutazhë më të vogël, por nga ata do të kërkojë impenjim maksimal, me qëllim marjen e tre pikëve.

Kampionët e ri, të cilët të dilën me disfatën në Kupën e Maqedonisë, lëshuan rastin për fitimin e titullit të dyfishtë, tano do të jenë mysafir të Milanos në Kupanovë. Horizont Turnova nuk duhet të ketë probleme kundër Napredokut, ndërsa Pelisteri është i lirë

Renova – Sileksi
Milano – Makedonia Gj.P.
Vardari – Metallurgu
Rabotniçki – Pobeda
Horizont T. – Napredoku
Pelisteri i lirë

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *