Home / Sport / Renova mund Rabotnickin 1:0. Në Kumanovë përleshen tifozët

Renova mund Rabotnickin 1:0. Në Kumanovë përleshen tifozët

Një euro-gol i Besar Ibrahimit ka mjaftuar që Renova të mer tre pikë në përballjen me Rabotnickin. Milano me të njejtin rezultat mposhti Vardarin, mirëpo këtë duel e shënoi përleshja në mes tifozëve të të dyja skuadrave.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, Renova dhe Rabotnicki zhvilluan një ndeshje në momente edhe të mërzitshme. Edhe pse vendasit gjatë gjithë takimit kishin iniciativë, ndërsa mysafirët ishin koncentruar në mbrojtje dhe rastin e tyre kërkonin në kundërsulme,megjithatë rrjetat mbetën të paprekura deri në minutën e 45-të. Në momentet kur pritej fundi i pjesës së parë dhe kur mendohej se skuadrat në pushim do të shkojnë me rezultatin e fillimit, Besar Ibrahimi me goditje fantastike nga distanca shënoi gol që rrallë herë shihet në stadiumet tona. 1:0 për Renovën në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë nuk ndryshoi shumë loja në fushë. Renova edhe më tej sulmonte, ndërsa Rabotnicki vazhdoi të presë në kundërsulme, duke krijuar përshtypjen se më shumë mendonin për takimin e të mërkurës kur në të njejtin stadium do të përballen me Shkëndijën në takimin kthyes të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Në kushte të tilla rezultati mbeti i pandryshuar, duke sjellë tre pikë të rëndësishme për Renovën në luftën për të ruajtur pozitën e dytë në renditje.

Në Kumanovë Milano fitoi 1:0 kundër Vardarit, mirëpo këtë takim e shënuan përleshjet mes tifozëve të Milanos dhe Vardarit.
Pobeda me rezultatin 2 – 1 mundi Pelisterin, ndërsa Sileksi në Kratovë me rezultat 4–2 fitoi përballë Napredokut. Makedonija Gjorçe Petrovi të shtunën mundi 1:0 Horizont Turnovën.

Rezultatet e javës së 29-të:

Milano 1 – 0 Vardari
Pobeda 2 – 1 Pelisteri
Renova 1 – 0 Rabotniçki
Sileksi 4 – 2 Napredoku
E shtunë:
Makedonia Gj.P. 1 – 0 Horizont T.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *