Home / Sport / Renova përfundon në pozitën e tretë

Renova përfundon në pozitën e tretë

Me zhvillimin e përballjeve të javës së 33, është mbyllur sezoni i sivjetëm futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë. Makedonija Gjorçe Petrov prej më herët siguroi titullin e kampionit, ndërsa në përballjen e sotme me Renovën para fansave të vet, pranoi trofeun që i dedikohet skuadrës kampione. Takimi në fjalë u mbyll me barazim 1:1. Nga Liga e Parë largohet Napredoku, ndërsa ndeshje balotazhi për të plotësuar dy vende në elitën e futbollit vendor do të zhvillojnë Pelisteri kundër Shkëndijës dhe Metalurgu kundër Bregallnicës.

Ka përfunduar sezoni i sivjetëm në elitën e futbollit në vendin tonë. Makedonija Gjorçe Petrov në ndeshjen e fundit para fansave të vet luajti baraz 1:1 me Renovën, ndërsa para fillimit të takimit sekretari gjeneral i FFM-së Nikolla Kostov ua dorëzoi trofeun për titullin e fituar. Sa i përket ndeshjes dhe rezultatit, ai ishte në plan të dytë. Vendasit prej më herët kihsin siguruar titullin e kampionit, ndërsa Renova kishte “në zhep” pjesëmarjen në Evropë edhe pse ndoshta Xhepcishtasit shpresonin të përfundojnë në pozitën e dytë. Pikërisht për këtë Renova huri në lojë me sulme të njëpasnjëshme dhe në minutën e 53-të përmes Ylber Aliut morën epërsinë 1:0. Mirëpo deri në fund vendasit nuk lejuan të mbyllin sezonin me disfatë dhe përmes Simovskit vendosën rezultatin përfundimtar, Makedonija 1, Renova 1. Ky barazim i Renovës dhe fitorja 1:0 e Milanos në fushë të Metalurgut, Xhepcishtasit i zbret në pozitën e tretë, pasi që si nënkampionë ka përfunduar skuadra kumanovare.
Në ndeshjet tjera, Pobeda më Prilep barazoi 1:1 kundër Vardarit dhe siguroi ekzistencë në ligën e parë ndërsa Pelisteri dhe Horizonti gjithashtu barazuan me rezultat 2:2 mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme që Pelisteri ti shmanget balotazhit. Napredoku në ndeshjen e fundit si skuadër e ligës së parë pësoi disfatë nga Rabotniçki me rezultat 1:0.
Skuadra kampione, Makedonija Gorçe Petrov do të prezantojë Maqedoninë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve ndërsa Milano, Renova si dhe fituesit e Kupës, Rabotniçki do të luajnë në Ligën Europiane.
Napredoku largohet nga Liga e Parë, ndërsa në balotazh për plotësimin e elitës së futbollit Pelisteri do të ndeshet me Shkëndijën e Tetovës, kurse Metalurgu me Bregallnicën e Shtipit.
Antarë të rij të Ligës së Parë janë Teteksi dhe Slloga Jugomagnati.

REZULTATET
Makedonija Gj.P 1:1 Renova
Metalurgu 0:1 Milano
Pobeda 1:1 Vardari
Napredoku 0:1 Raboniçki
Pelisteri 2:2 Horizont T.
Sileksi i lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *