Home / Sport / ‘Rezervat’ e Shkëndijës barazuan 1:1 me Novacin

‘Rezervat’ e Shkëndijës barazuan 1:1 me Novacin

Shkëndija luajti baraz 1:1 me Novacin, duke përfunduar kampionatin në pozitën e tretë. Shkëndija në këtë takim luajti me formacionin e dytë, duke u dhënë futbollistëve tiularë pushim, për të grumbulluar fuqi para ndeshjes së balotazhit. Teteksi dhe Slloga para fansave të vet festuan inkuadrimin në Ligën e Parë, ndërsa Bregallinca përfundoi në pozitën e katërt që siguron balotazh për Ligën e Parë.

Me zhvillimin e ndeshjeve të javës së 30-të (e fundit), është mbyllur kampionati i sivjmë në Ligën e Dytë Unike të Maqedonisë.
Teteksi dhe Slloga Jugomagnati janë anëtarë të rij të Ligës së Parë. Teteksi si kampion i Ligës së dytë, ndërsa Slloga zuri vendin e dytë. Në balotazhin për plotësimin e elitës së futbollit do të luajnë Shkëndija dhe Bregallnica. Nga Liga e dytë largohen Vardar D, Maxhari S, dhe Nov Mileniumi, ndërsa Kozhufi do të luajë ndeshje balotazhi për egzistencë.

Duke patur parasysh faktin se Shkëndija kishte të sigurtë pozitën e tretë, ndërsa gjasat për më shumë i humbi para dy javësh, ishte i natyrshëm vendimi i stafit teknik që përballjen e fundit me Novacin ta luajnë futbollistët “rezervë”. Megjithatë “rezervistët” “kuq e zi” treguan paraqitje të shkëlqyeshme,por që megjithatë nuk ishte e mjaftueshme për më shumë se barazazim 1:1. Nga formacioni i parë në këtë përballje ishin vetëm portieri Pashovski, Spasovski dhe Bilbilovski, ndërsa të gjithë futbollistët tjerë ishin te rinjtë. Shkëndija në lojë hyri pa kalkulime dhe pas disa rasteve të mira, Mensur Jusufi shënoi në rrjetën e vendasëve, për ti dhënë Shkëndijës epërsi 1:0. Në vazhdim tetovarët krijuan edhe disa raste tjera për të shënuar, por pa mundur të arrijnë të gjejnë golin e dytë. Dhe sipas rregullës së vjetër të pashkruar, nëse nuk shënon, atëherë do të pësosh, Novaci 15-të minuta para fundit të pjesës së parë barazoi rezultatin në 1:1.
Në pjesën e dytë Shkëndija vazhdoi me lojën e mirë, mirëpo nuk mundi të gjejë përsëri rrjetën e vendasëve dhe në këtë mënyrë takimi u mbyll me ndarje të pikëve, që është një sukses i mirë për futbollistët e ri të “kuq e zinjve”.
Menjëherë pas përfundimit të takimit,ndihmës trajneri Ibrahim Luma u shpreh i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin e arritur.
“Ne këtë përballje e zhvilluam me formacionin e dytë dhe ata nuk na zhgënjyen me lojën e tyre. Përkundrazi plotësisht arsyetuan besimin e dhënë, duke konfirmuar se posedojnë kualitet dhe se në të ardhmen mund të llogarismin në shërbimet e tyre. Nuk dua të vecoi askënd,mirëpo meriton lëvdata Mensur Jusufi, i cili pos që shënoi golin e epërsisë, gjatë gjithë kohës tregoi se posedon cilësi dhe se me punë serioze në të ardhmen duhet të përparojë shumë. Tani neve na mbetet që të pergatitemi mirë deri në ndeshjen e balotazhit, kur edhe pritet të konfirmojmë tërrë punën dhe investimin gjatë tërrë vitit dhe të inkuadrohemi në Ligën e Parë”. – u shpreh Ibrahim Luma.

Teteksi me fitore 1:0 u përshëndet nga tifozët e vet, duke festuar titullin e kampionit në Ligën e Dytë. Slloga Jugomagnati barazoi 0:0 në fushë të vet me Vardarin,mirëpo më interesant se ngjarjet në fushë, ishte atmosfera në tribuna ku “shvercerët” festonin kualifikimin në Ligën e Parë. Bregallnica fitoi 5:0 kundër Cementarnicës dhe siguroi pozitën e 4, që u garanton balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë. Fitorja e Bregallnicës zhvlerësoi triumfin e Dritës 3:1 kundër Miravcit, kështu që bogovinasit përfundojnë në pozitën 5-të.
Ligën e dytë e lëshojnë Vardar D, Maxhari S, dhe Nov Mileniumi, ndërsa Kozhufi do të luajë ndeshje balotazhi për mbijetesë.

Rezultatet e javës së 30-të:

Bregallnica 5–0 Cementarnica
Drita 3–1 Miravci
Teteksi 1–0 Ohri 2004
Slloga J 0–0 Vardari D
Novaci 1–1 Shkëndija
Bellasica 0–2 Skopje
Lokomotiva 3–1 Maxhari S
Kozhufi ishte i lirë

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *