Home / Sport / Ribery ne Barcelone per 30 milione euro?

Ribery ne Barcelone per 30 milione euro?

Barcelona tashmë ka të kompletuar marrëveshjen me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, bëjnë të ditur mediat spanjolle. El Mundo Deportivo para ndeshjes El Classico shkruan se Barça ka mposhtur rivalin Real Madridin për të marrë shërbimet e anësorit francez.

Një delegacion i Barcelonës ishte në Ibiza këtë javë, ku qëndron me zyrë edhe agjenti i Ribery, Alain Migliaccio.

Shuma e transferimit është arritur me Bayernin, që thuhet të jetë 22 milionë funte dhe një lojtar i Barçës. Dy opsionet janë Eidur Gudjohnsen ose Alex Hleb, që të dy të vlerësuar me mbi 7 milionë funte.

Drejtuesit e Bayernit janë të bindur se fansat do ta pranojnë shitjen e yllit, duke marrë parasysh që e blenë atë për 20 milionë funte nga Marseille, dy vite më herët.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *