Home / Lajme / Maqedoni / Riker kerkon zgjidhjen e kontestit me emrin

Riker kerkon zgjidhjen e kontestit me emrin

“Kontesti është për emrin, për atë edhe thuhet çështja e emrit. Maqedonia dhe Greqia duhet të punojnë sëbashku të zgjidhin atë, SHBA-të do të bëjë ç’është e mundur të ndihmojë të dyja palët në negociata në kuadër të procesit nën mbikëqyrjen e OKB-së të udhëhequra nga Methju Nimic i cili është akoma aktiv për këtë çështje”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve Filip Riker.

Urim Hasipi
Shkup, 13 maj-Ambasadori amerikan Filip Riker kujtoi autoritetet se mosmarrëveshjet me Greqinë për çështjen e emrit duhet të zgjidhen. Riker tha se kjo është çështje bilaterale mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe se inkurajon dy vendet të punojnë, të negociojnë dhe të gjejnë zgjidhje për problemin në mënyrë që Maqedonia t’i bashkëngjitet NATO dhe BE-së. Në pyetjen nëse bisedimet me Greqinë zhvillohen edhe për çështjen e identitetit dhe gjuhës, Riker tha se ai është kontest për emrin.
“Kontesti është për emrin, për atë edhe thuhet çështja e emrit. Maqedonia dhe Greqia duhet të punojnë sëbashku të zgjidhin atë, SHBA-të do të bëjë ç’është e mundur të ndihmojë të dyja palët në negociata në kuadër të procesit nën mbikëqyrjen e OKB-së të udhëhequra nga Methju Nimic i cili është akoma aktiv për këtë çështje”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve Filip Riker.

Edhe presidenti i ri i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin e tij të parë u zotua se do të angazhohet që të zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Methju Nimic pritet të vazhdojnë pas përfundimit të zgjedhjeve që do të mbahen në Greqi për Parlamentin Evropian.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *