Home / Sport / Ronaldo: Besoj se Reali do te mposhte Barcen

Ronaldo: Besoj se Reali do te mposhte Barcen

Ish reprezentuesi brazilian, Ronaldo, sipas të gjithëve sulmuesi më i mirë i planetit në fund të shekullit të kaluar i cili aktualisht luan në skuadrën e Korintiasit, këtë vikend me mendje do të jetë në „Santiago Bernabeu“.

Të shtunën mbrëma në atë stadium do të takohen Real Madridi dhe Barcelona në “El Clasico-n”, e popullarizuar, ndërsa fitorja eventuale e Realit do të shkurtonte diferencën e pikëve në vetëm një në favor të liderit aktual – Barcelonës. Ronaldo gjatë karrierës së tij është paraqitur madje në tetë takime “El Clasico”, dy në fanellën e Barcelonës dhe gjashtë në atë të Realit, duke shënuar pesë gola (një si futbollist i Barcelonës dhe katër si sulmues i Realit). Kësaj radhe nuk hamendet fare se kush do ta fitoi derbin e madh dhe për cilin ekip do të anoj.
“Unë në zemër jam madrilen. Do të simpatizoi për Realin dhe natyrisht se do ta shikoi ndeshjen nga Brazili” ka thënë sulmuesi i famshëm brazilian i cili në 11 takime për Korintiasin ka shënuar madje nëntë gola. “Real Madridi do të fitoi 2:0! Barcelona ka skuadër të shkëlqyeshme që po lufton për trofe në të gjitha garat, por brohoritjet nga tribunat e “Santiago Bernabeu” shkatërrojnë edhe rivalët më të fort. Shumë mirë e di se si po e presin futbollistët e Realit atë ndeshje dhe mendoi se janë në përparësi. Përndryshe pres një luftë të vërtetë të këtyre dy klubeve për titullin e kampionit që do të zgjatë deri në sekondat e fundit të kampionatit” përfundoi 32-vjeçari, Ronaldo.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *