Home / Sport / Ronaldo, me i miri i kampionatit brazilian

Ronaldo, me i miri i kampionatit brazilian

Sulmuesi i Corinthians-it, Ronaldo, ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë në Kampionatit Paulista, i cili përfundoi me triumf të klubit të tij. Fenomeni shënoi tetë gola në për të ndihmuar Corinthians ta fitojë kampionatin brazilian.

Corinthiasi këtë vit e ndihmuar nga Ronaldo i cili shënoi 8-të gola pas arritjes në klub, disa prej të cilëve vendimtar në fitoret e skuadrës së tij, ka fituar kampionatin brazilian, dhe njëkohësisht kanë thyer rekordin duke përfunduar sezonin pa asnjë humbje, që është hera e parë në këtë kampionat pas 37 vitesh.

Në ceremoninë e mbrëmshme Ronaldo morri edhe shpërblimin për lojtarin më të mirë duke falënderuar të gjithë dashamirët e tij.

“Nuk mund të flas për momentin. Dua vetëm t’u falënderohem të gjithëve për respektin, për të gjitha. Tash u riktheva, u riktheva për të shënuar gola, u riktheva në hapat e mi. Falënderoj nga zemra të gjithë”, ka thënë Ronaldo gjatë pranimit të çmimit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *