Home / Sport / Serie A, Inter konfirmon titullin e kampionit

Serie A, Inter konfirmon titullin e kampionit

Interi mundi 4:3 Atalantën, duke përfunduar me fitore sezonin në të cilin arritën të fitojnë titullin e katërt me rradhë. Milani rruajti pozitën e dytë pasi që shënoi fitore 2:0 në fushë të Fiorentinës. Juventusi triumfoi 2:0 kundër Lacios.

Kampioni i ri (i vjeter) italian në futboll Inter ka shënuar fitore kundër Atalantës me rezultat 4:3, në kuadër të javës së 38, të fundit të Serie A në futboll, me çka konfirmoi se edhe këtë sezon ishte ekip pa konkurrencë në luftën për titull.

Roma para shikuesve të vet mposhti Torinon me rezultat 3:2, Bolonja mposhti Katania 3:1.

Milan ndërkaq ka shënuar fitore si mysafir kundër Fiorentinës 2:0.

Në ndeshjet e tjera janë shënuar këto rezultate:

Gjenova – Leçe 4:1
Juventus – Lacio 2:0
Napoli – Kievo 3:0
Palermo – Sampdoria 2:2
Regjina – Siena 1:1
Udineze – Kalari 6:2

Tabela: Inter 84, Juventus 74, Milan 74, Fiorentina 68, Gjenova 68 etj.

Nga liga kanë rënë Torino, Regjina dhe Leçe.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *