Home / Sport / Shakhtari dhe Werderi në finale të Kupës UEFA

Shakhtari dhe Werderi në finale të Kupës UEFA

Per here te pare ne historine e tij, klubi ukrainas i Shakthar Donetsk ka arritur finalen e Kupes UEFA. Fitorja 2-1 ndaj skuadres tjeter ukrainase, Dinamo Kiev i ka siguruar Shakthar nje bilete per ne finalen e Stambollit. Werder Bremeni është finalisti i dytë i Kupës UEFA, pasi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales gjermane, në fushë të Hamburgut.

Skuadra e drejtuar nga rumuni Mircea Lucescu eshte shprehur me shume ne fushen e lojes, duke kaluar ne avantazh me Jadson ne minuten e 17-te, ndersa miqte barazuan me Bangoura 2 minuta pas fillimit te pjeses se dyte.
Vendimtar ka rezultuar goli i brazilianit tjeter Ilsinho nje minute para kohes se rregullt. Ndeshja e pare mes dy skuadrave ukrainase kishe perfunduar ne barazim 1-1.

Vendasit e Hamburgut kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit Ivica Olic, pas 12-të minutash lojë, ndërsa Werder Bremen arriti të barazojë rezultatin që në pjesë të parë me anë të mesfushorit brazilian Diego (29’),

Dy gola të shënuar në pjesën e dytë, së pari nga Claudio Pizzarë në minutën e 66-të, dhe pastaj nga Frank Bauman në minutën e 83-të, ishin të mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Werderit, pavarësisht edhe një goli të vonshëm të vendasve. Olic shënoi edhe golin e dytë tre minuta para fundit të ndeshjes, por kjo nuk mjaftoi për të dërguar Hamburgun në finale.

Werderi, kualifikohet për në finale falë më shumë golave në udhëtim, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet ishte 3-3.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *