Home / Sport / Shakhtari fitoi Kupën e UEFA-së

Shakhtari fitoi Kupën e UEFA-së

Futbollistët e Shahktarit janë fituesë të edicionit të fundit të Kupës së Uefasë, pasi që në ndeshjen finale në Stamboll, pas vazhdimeve ishin më të mirë se skuadra e Verderit të Bremenit. Shakhtari u bë ekipi i parë ukrainas që fiton një titull kryesor evropian që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Për skuadrën ukrainase e cila është formuar në vitin 1936, ky është suksesi më i madh në historinë e tyre.

Ukrainasit në fillim kishin paraqitje më të mirë dhe në minutën e 25-të kaluan në epërsi, pasi që Adriano bukur dërgoi topin mbi Tim Vissen që në ato momente kishte lëshuar portën e tij. Shahktari diktonte tempon e lojës, mirëpo Verderi arriti të barazojë me ndihmën e madhe të fatit dhe gabimit të portierit kundërshtar. Naldo goditi fortë nga gjuajtja e lirë nga rreth 25 metra, ndërsa portiere Pjatov intervenoi dobët dhe lejoi që topi të përfundojë në rrjetën e tij.
Në 45 minutat e dyta u zhvillua luftë e barabartë në fushë, mirëpo ndjehej se të dyja skuadrat ishin më të kujdesshme , dhe në këtë periudhë rastin më të mirë e kishte skuadra gjermane në minutën e 78-të kur Pizaro u kanos, mirëpo gjuajtja e tij u ndal nga Pjatov.

Me kujdes luhej edhe në kohën shtesë, mirëpo pas aksionit dhe krosimit të Srnas, Zhadson goditi në portë, dhe kur dukej se Vise do të ndalë këtë goditje, topi nga duart e tij u fut në rrjetë, për epërsi të Shahktarit 2:1. Të dobësuar me mungesën e futbollistit të tyre më të mirë, Diego, Verderi u mundua të arrijë të paktën të dërgojë ndeshjen në penalti. Rastin e fundit e kishte rezervisti Tziolis, mirëpo nuk ishte preciz, kështu që trofeu shkoi në Ukrainë.

Kupa UEFA nga sezoni i ardhshëm do të quhet Europa League , garë e rinovuar nëpërmjet së cilës UEFA shpreson të përforcoj imazhin dhe profilin e garës së dytë kryesore të klubeve nga futbolli evropian.

Shahktar D – Verder 2:1 pas vazhdimeve (1:1, 1:1)
Luis Adriano 25′, Zhadson 97′ – Naldo 35′

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *