Home / Sport / Shkëmbimi Pandev-Iaquinta?

Shkëmbimi Pandev-Iaquinta?

Sulmuesi maqedonas i Lazios, Goran Pandev, dëshiron të largohet drejt një skuadre më të madhe, ndërsa Juventusi mund ta shfrytëzojë Vincenzo Iaquintan si pjesë e marrëveshjes për ta sjellë maqedonasin në Torino.Lazio mesa duket nuk do te kete mundesi ta mbaje edhe per nje sezon.

Sulmuesi maqedonas ka vene ne gare dy klube te medha si Juventus e Tottenham qe e kerkojne me ngulm, duke pare aftesite e medha teknike dhe fizike te tij. Sipas “Daily Mirror”, skuadra londineze eshte shprehur e gatshme te derdhe 17 milione euro ne arken e klubit bardhekalter.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, kërkon 20 milionë euro për anëtarin e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa “Corriere dello Sport” njofton se Juve do të propozojë një shkëmbim me Iaquintan.
Hamburgu, Tottenhami, Fiorentina dhe Interi janë ndërmjet skuadrave të interesuara për shërbimet e Pandevit, i cili në dy sezonet e fundit është lojtari më i mirë i skuadrës.
Tek Tottenham, Pandev, do t’i bashkohej dyshes Keane-Defoe sepse sulmuesit Bent dhe Pavlyuchenko kane bere gati valixhet. Pandev po luan qe prej 5 sezonesh me skuadren e Lazio-s dhe duket se tashme ne moshen 25 vjecare, aventura e tij me kryeqytetasit eshte mbyllur.

Kontrata skadon ne vitin 2010 dhe Lotitto nuk deshiron ta leshoje me parametrat zero, cka mund te favorizoje shitjen e tij qe kete vere.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *