Home / Sport / Shkëndija humb 3:2 nga Lokomotiva

Shkëndija humb 3:2 nga Lokomotiva

Edhe përkundër paralajmërimeve për tre pikë të sigurta, Shkëndija ka pësuar disfatë 3:2 nga Lokomotiva në Shkup, duke bërë thuajse minimale gjasat për kualifikim të drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë. Drita luajti baraz 2:2 me Bregallnicën në Shtip, Teteksi nuk arriti të mposhtë Miravcin, nërsa Vardari befasoi Bellasicën

Lokomotiva mundi Shkëndijën me rezultat 3:2, duke i nxjerë “kuq e zinjtë” nga gara për kualifikim të drejtëpërdrejtë në elitën e futbollit të Maqedonisë. Në anën tjetër kjo fitore Lokomotivën e ofron afër pozitës së katërt që siguron ndeshje balotazhi për ngjitje në Ligën e Parë. Në Shkup Shkëndija udhëtoi në kërkim të fitores. Ata në ndeshje hyrën pa kalkulime duke kërkuar epërsi, mirëpo ishin vendasit ata të cilët shënuan të parët. Kleckarovski shënoi gol për barazim të rezultatit në 1:1, mirëpo vendasit shtuan një gol tjetër për epërsi tjetër të vendasëve. Mile Dimov u përkujdes për barazim 2:2 me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë pritej që Shkëndija të hidhet në kërkim të fitores, mirëpo ishin vendasit ata të cilët shënuan edhe një gol duke vendosur rezultatin përfundimtar, për fitore 3:2 të Lokomotivës. Kjo disfatë largon Shkëndijën nga pozita e dytë dhe sipas gjithë gjasave ata Ligën e Parë do ta kërkojnë në ndeshjen e balotazhit. Vlen të ceket se sipas kapitenit “kuq e zij” Erhan Selimi në këtë përballje referimi nuk ka qenë në nivel, duke dëmtuar disa herë Shkëndijën.

Drita e Bogovinës në Shtip luajti baraz 2:2 me Bregallnicën, ndërsa me barazim 1:1 është mbyllur edhe përballja mes Teteksit dhe Miravcit. Maxhari S. fitoi 2:1 kundër Skopjes duke ngjallur shpresat për ekzistencë në Ligën e Dytë.

Rezultatet e javës së 28-të:

Bregallnica 2-2 Drita
Kozhufi 1-0 Cementarnica
Teteksi 1-1 Miravci
Novaci 4-3 Ohri 2004
Bellasica 1-2 Vadar D
Lokomotiva 3-2 Shkëndija
Maxhari S 2-1 Skopje
Slloga J e lirë

Tabela:

1 Teteksi 60
2 Slloga J 55
3 Shkëndija 51
4 Bregallnica 48
5 Lokomotiva 45
6 Drita 44
7 Miravci 43
8 Bellasica 38
9 Skopje 32
10Novaci 30
11Ohri 2004 30
12Cementarnica 29
13Kozhufi 23
14Vardar D 21
15Maxhari S 20
16Nov Milenium 10 —ka braktisur garat

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *