Home / Sport / Shkëndija kërkon kualifikim në finale

Shkëndija kërkon kualifikim në finale

“Kuq e zinjtë” të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë do të ndeshen me Rabotnickin, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija në takimin e parë në Shkup humbi 3:1, ndërsa tani një fitore 2:0 do t’i dërgonte ata në finalen e Kupës.

Të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë Shkëndija takohet me Rabotnickin në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë . “Kuq e zinjtë” shprehen maksimalisht të përgatitur dhe shpresojnë në fitore 2:0, që do të ishte e mjaftueshme për të përmbysur disfatën 3:1 në takimin e parë. Arben Nuhiu dhe Ilami Halimi, dy prej futbollistëve me më shumë përvojë të cilët pritet të jenë udhëheqës në teren shprehen optimist rreth përballjes me Rabotnickin.

Trajneri Zoran Stratev është i vetëdijshëm se Shkëndijën e pret takim i vështirë, por njëkohësisht beson se “kuq e zinjtë” në fushë të vet, me përkrahjen e publikut , mund t’i shënojnë dy gola cilësdo skuadër nga Liga e Parë.

Në takimin e parë në Shkup, Shkëndija zhvilloi një pjesë të parë të shkëlqyshme, kur edhe avansoi 1:0. Mirëpo në pjesën e dytë disa gabime në mbrojtje të plotësuara edhe me padrejtësi të referëve bënë që Rabotnicki të shënojë 3 gola. Megjithatë autori i golit të Shkëndijës në takimin e parë Ferhan Hasani shprehet optimist se atë cka lëshuan në Shkup, “kuq e zinjtë” do ta kompensojnë në Tetovë dhe do të plasohen në finale.

Me një fitore eventuale me dy gola të shënuar dhe rrjetë të paprekur Shkëndija për herë të dytë në historikun e vet do të gjendej në finalen e Kupës së Maqedonisë. Dhe si për ironi të fatit, përsëri kundërshtar mund të jetë Makedonija Gj.P. të cilët kanë përparësi 2:0 përballë Milanos nga ndeshja e parë. Makedonija Gj.P. mundi Shkëndijën 3:2 në një nga finalet më interesante të Kupës së Maqedonisë, mirëpo kësaj rradhe pikërisht ky kundërshtar i konvenon Shkëndijës, pasi që në atë rast Shkëndija do të debutonte në Evropë edhe në rast të disfatës. Makedonija Gj.P. është lider në renditjen tabelare të ligës së parë të Maqedonisë, dhe në rast të kualifikimit në finale, atëherë automatikisht në Evropë do të dalë edhe finalisti tjetër, pa marrë parasysh epilogun e takimit final.
Nga kjo është e qartë se vlera e takimit me Rabotnickin rritet dyfish, pasi që Shkëndija është para një sfide historike, duke patur mundësi që në 30-të vjetorin e themelimit të klubit, “kuq e zinjtë” të debutojnë në arenën ndërkombëtare.
Takimi ndërmejt Shkëndijës dhe Rabotnickit do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 16:30.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *