Home / Sport / Shkëndija kthehet me tre pikë nga Shkupi

Shkëndija kthehet me tre pikë nga Shkupi

Ekipi i Shkëndijës mori fitore 3:2 në perballjen me Skopjen në Shkup, duke marë tre pikë të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës. Derbi midis Teteksit dhe Dritës i takoi skuadrës vendase, ndërsa Slloga ishte e sigurtë përballë Cementarnicës

Edhe pse me veshtiresi dhe me rezultat te ngushte, megjithate Shkendija permbushi misionin e vet ne duelin me Skopjen duke arketuar tre pike te reja. Ne nje takim tejet interesant dhe dinamik me 5 gola te shenuar, tetovaret arriten te jene me te suksesshem, duke vazhduar ndjekjen pas dy pozitave te para ne renditje. Kleckarovski, Hasani dhe nje autogol i vendaseve bene diferencen ne fushe, edhe pse vendasit shenuan dy gola, ,mirepo qe ishin te pamjaftueshem qe Skopje te shmange disfaten.
Kjo fitore pa dyshim ka ngritur moralin e “kuq e zinjeve”, para ndeshjes kthyese ne gjysmefinalen e Kupes se Maqedonise kunder Rabotnickit, takim i cili do te zhvillohet te merkuren ne stadiumin e qytetit ne Tetove, ndersa skuadra nga Shkupi ka epersi 3:1 nga ndeshja e pare.

Teteksi shenoi fitore 2:1 perballe Drites se Bogovines. Slloga Jugomagnati pa problem mundi 3:1 Cementarnicen, ndersa Bregallnica me te njejtin rezultat mposhti Kozhufin.

Dyshet e javes se 26-te:

Skopje 2-3 Shkendija
Teteksi 2-1 Drita
Slloga J 3-1 Cementarnica
Bregallnica 3-1 Kozhufi
Novaci 0-2 Miravci
Lokomotiva 2-0 Ohri 2004
Maxhari S 4-1 Vardar D
Bellasica e lire

Tabela:
1 Teteksi 56
2 Slloga J 55
3 Shkëndija 48
4 Bregallnica 44
5 Lokomotiva 42
6 Drita 40
7 Miravci 39
8 Bellasica 37
9 Skopje 29
10Cementarnica 29
11 Ohri 2004 29
12 Novaci 27
13Kozhufi 20
14Maxhari S 17
15Vardar D 15
16Nov Milenium 10 —ka braktisur garat

Ne javen e ardheshme takohen:

Shkendija – Maxhari S
Drita – Kozhufi
Miravci – Slloga J
Cementarnica – Teteksi
Skopje – Bregallnica
Vardar D – Lokomotiva
Ohrid 2004 – Bellasica
Novaci i lire

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *