Home / Sport / Shkëndija kthen vëmendjen në kampionat

Shkëndija kthen vëmendjen në kampionat

Eliminimi nga gjysmëfinalja e Kupës së Maqedonisë ishte një goditje e madhe për Shkëndijën e Tetovës, mirëpo ata nuk kanë kohë për të vuajtur, pasi që të shtunën përballen me Maxhari S. në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Dytë Unike. Drita takohet me Kozhufin, Slloga udhëton për në Miravci, ndërsa Cementarnica mirëpret Teteksin.

“Kuq e zinjtë” eliminimin nga kupa duhet ta harojnë me shpejtësi dhe me gjithë forcat e tyre të koncentrohen në kampionat, ku luftojnë për vend në elitën e fubtollit të Maqedonisë. Të gjithë në taborin e Shkëndijës janë optimist se të shutnën në stadiumin e qytetit në Tetovë do të marin tri pikë kundër Maxhari S dhe do të mbajnë hapin me skuadrat e kreut të renditjes. Argjend Beqiri edhe më tej ka probleme me lëndimin dhe me shumë gjsa do të mungojë në këtë përballje, ndërsa futbollistët tjerë janë të gatshëm të japin maksimumin.

Në Bogovinë Drita nuk pritet të ketë problem të marë tri pikë kundër Kozhufit, ndërsa Slloga do të jetë mysafire e Miravcit, me ambicie për tre pikë dhe duke shpresuar që Cementarnica të mundë Teteksin.

Dyshet e javës së 27-të:

Shkëndija – Maxhari S.
Drita – Kozhufi
Miravci – Slloga J.
Cementarnica – Teteksi
Skopje – Bregallnica
Vardar N. – Lokomotiva
Ohri 2004 – Bellasica
Novaci i lirë

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *