Home / Sport / Shkëndija pa ngarkesë udhëton për në Novaci

Shkëndija pa ngarkesë udhëton për në Novaci

“Kuq e zinjtë” pa ndonjë ngarkesë më të madhe do të takohen me Novacin në fushë mysafire. Për skuadrën tetovare pikët nga ky takim nuk kanë kurfarë rëndësie, pasi pozita e dytë është e paaritshme, ndërsa vendin e tretë nuk rezikojnë ta humbin në javën e fundit të kampionatit. Në Çair pritet festë e madhe, pasi që Slloga do të festojë kualifikimin në Ligën e Parë. Drita e Bogovinës shpreson në fitore ndaj Miravcit dhe befasi në Shtip, me çka do të arrinin në pozitën e katërt.

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së fundit në Ligën e Dytë Unkie të Maqedonisë, në të cilën paqartësitë e vetme janë në fundin e tabelës, si dhe në luftën për pozitën e katërt, për të cilën luftojnë Bregallnica dhe Drita, edhe pse këtu pak a shumë situata është më e qartë.
Shkëndija ka humbur të gjithë gjasat për kualifikim të drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë dhe është pajtuar me fatin që elitën e futbollit vendor ta kërkojë përmes ndeshjes së balotazhit. Në këtë mënyrë përballja e sotme në Novaci me skuadrën vendase nuk ka kurfarë rëndësie, përveç se për prestigj. Megjithatë është i rëndësishëm fakti që “kuq e zinjtë” të ruajnë formën e tyre më të mirë, para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, atë të balotazhit që në program është pas dy javësh. Gjithsesi për këtë shkak kryetrajnjeri Dushan Keçan i cili debutoi me fitore kundër Bellasicës, në këtë takim do të kërkojë impenjim maksimal të futbollistëve të tij.
Në stadiumin e Çairit pritet atmosferë impozante, pasi që tifozët e Sllogës “Shvercerët” paralajmërojnë spektakël, për të festuar rrikthimin në Ligën e Parë. Ndeshja me Vardarin, nuk do të ketë kurfarë velere për vendasit, ndërsa miqtë kërkojnë pikët e shpëtimit në Ligën e Dytë.
Epilogun e këtij takimi do të pres Kozhufi që këtë javë është i lirë dhe nga ky duel varet fati i tyre në Ligën e Dytë. Prej më herët nga garat është larguar Nov Mileniumi, ndërsa nga java e kaluar statusin në Ligën e Dytë e ka humbur skuadra e Maxharit.
Bregallnica ka nevojë për fitore kundër Cementarnicës, për të siguruar pozitën e 4 në renditje që siguron balotazh për Ligën e Parë. Në anën tjetër Drita shpreson në hap fals të skuadrës nga Shtipi, që me fitore ndaj Miravcit të jenë ata skuadra që së bashku me Shkëndijën të tentojnë të inkuadrohen në Ligën e Parë përmes ndeshjeve të balotazhit.

Dyshet e javës së 30-të:

Bregallnica – Cementarnica
Drita – Miravci
Teteksi – Ohri 2004
Slloga J – Vardari D
Novaci – Shkëndija
Bellasica – Skopje
Lokomotiva – Maxhari S
Kozhufi është i lirë

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *