Home / Sport / Shqipëri-Portugali, nisin pregatitjet. Kuzhe: Kam një ndjesi të mirë

Shqipëri-Portugali, nisin pregatitjet. Kuzhe: Kam një ndjesi të mirë

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet në Durrës për ndeshjen e radhës që është ajo me Portugalinë. Tekniku Josip Kuzhe edhe pse vetëm 10 ditë në krye të saj, është shprehur optimist për të ardhmen, ndërsa premtoi se skuadra do të zbresë me një shpirt fitues që në ndeshjen ndaj portugezëve javën e ardhshme.

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet në Durrës për ndeshjen me Portugalinë më 6 qeshor. Në dispozicion të trajnerit Josip Kuzhe ende nuk janë futbollistë si Skela, Cana apo Bogdani, megjithatë pjesa kryesore e skuadrës është paraqitur rregullisht në ekip. Për teknikun kroat është takimi i parë me futbollistët që ai do të drejtojë në 3 vitet e ardhshme dhe përshtypja e parë ka qenë pozitive.

“Kemi thirrur 27 futbollistë, nga të cilët do të përzgjedhim 18 që do të jenë gati për ndeshjen me Portugalinë. Unë kam vetëm 10 ditë që jam trajner, por kam parë disa ndeshje, kam studiuar disa DVD dhe kam një ndjesi të mirë para ndeshjes me portugezët. Ne do të kemi një test me skuadrën U17 ditën e martë dhe nga e mërkura apo e enjtja mendoj se do të kem në kokë një ide më të mirë për lojtarët dhe skuadrën. Unë do të përpiqem të ndërtoj një shpirt fitues te lojtarët, duke nisur pikërisht nga Portugalia. Po ashtu ne duhet të ndërtojmë një mënyrë të qartë loje në aspektin taktik dhe organizativ”- u shpreh trajneri i kombëtares Kuzhe.

Kuzhe shtoi gjithashtu se ndër objektivat afatshkurtër të tij është ai i ndërtimit të një skuadre të suksesshme, ndërsa u shpreh se si fillim kombëtarja fillimisht duhet të përcaktojë mënyrën me të cilën do të luajë. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë do të zhvillohet më 6 qershor në orën 20.45 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *