Home / Sport / Skela, njeriu i ndeshjes dhe i mbijeteses se Kutbusit

Skela, njeriu i ndeshjes dhe i mbijeteses se Kutbusit

Ervin Skela eshte cilesuar futbollisti i ndeshjes ne perballjen e te shtunes, kur skuadra e tij me fitoren 3:0 perballe Bayer Leverkusenit arriti te shmange rrenien ne Bundesligen e dyte. Megjithate Enerxhi Kotbusi per te ngelur ne Bundeslige duhet te zhvilloje ndeshje balotazhi me skuadren e trete ne Bundesliga 2, qe ne kete rast eshte Nyrnbergu.

Ervin Skela eshte cilesuar njeriu i ndeshjes, ne sfiden e se shtunes Enerxhi Kutbus-Leverkusen, 3-0. Fantazisti i ekipit lindor te Gjermanise dhe i kombetares se Shqiperise, edhe pse nuk shenoi gjate ndeshjes, madje ai humbi nje 11-metersh ne fund te takimit, eshte votuar si lojtari me i mire ne fushe, per te dyja skuadrat. Skela ishte truri i ekipit te tij, per 90 minuta dhe iu dha mundesi sulmuesve, me asistet te shenonin tre gola, ne pjesen e dyte te takimit. Pas perfundimit te ndeshjes dhe fitores se thelle, Skela mori komplimentet e trajnerit dhe te publikut, per lojen dhe paraqitjen e tij. Ekipi i Skeles, ne javen e fundit te kampionatit ia doli mbane, qe te fitonte dhe t’i shmangej zones se renies ne Bundesligen e dyte. Por edhe pse la pas dy ekipe, Kutbos duhet te perballet me Nurenbergun, qe zuri vendin e trete ne Bundesligen 2, per te mbijetuar dhe per te menduar per sezonin tjeter, mes me te mirave. Pas sezonit te kaluar, edhe kete vit Skela eshte lojtari me i mire per skuadren e tij. Altin Lala dhe Hanoveri e kishin siguruar me pare qendrimin, por mesfushori kuqezi, per shkak te nje demtimi, nuk ka rezultuar me te njejten forme, per skuadren e tij. Karlsruhe zbriti ne nje kategori me poshte dhe Kapllani pritet te largohet, gjate merkatos se veres.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *