Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e USHT-së apelojne të bojkotohet inagurimi i Ivanovit

Studentët e USHT-së apelojne të bojkotohet inagurimi i Ivanovit

“Të nderuara subjekte politike shqiptare në IRJM, për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në IRJM, ne Studentët e USHT-së ju bëjmë apel që të mos merrni pjesë në Inagurimin e presidentit Ivanov, kërkojmë nga ju të bojkotoni këtë “presindet”, siç e bojkotuan në zgjedhjet e pesë prillit, ngase ky president që nga dita e parë shkel vullnetin e popullit Shqiptarë në IRJM.

Tetove, 11 Maj-Parlamenti i studentëve të Universitetit të Tetovës sot ftoi partitë shqiptare që të bojkotojnë ceremoninë e inagurimit të presidentit të zgjedhur Gjorge Ivanov. Kryetari i parlamentit studentor të USHT-së Gadaf Uzairi tha se presidenti i Kosovës fatmir Sejdiu nuk duhet të ndihet i anashkaluar i Gjorge Ivanovit sepse ai nuk është edhe president i shqiptarëve. Uzairi vlerëson se ceremoninë e inagurimit të Ivanovit duhet ta bojkotoi edhe prsidenti shqiptar Bamir Topi.

“Të nderuara subjekte politike shqiptare në IRJM, për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në IRJM, ne Studentët e USHT-së ju bëjmë apel që të mos merrni pjesë në Inagurimin e presidentit Ivanov, kërkojmë nga ju të bojkotoni këtë “presindet”, siç e bojkotuan në zgjedhjet e pesë prillit, ngase ky president që nga dita e parë shkel vullnetin e popullit Shqiptarë në IRJM.

Ju presidenti i Shqiptarëve, z.Bamir Topi mos lejoni që të diskriminohemi edhe më shumë me prezencën tuaj në inaugurimin e të ashtuquajturit presidentit Ivanov. Ne studentët e USHT-së sugjerojmë që ju z.Bamir Topi të mos merrni pjesë në këtë inaugurim me të vetmin qëllim që të përfaqësoni mbi 6 milion shqiptarë”, deklaroi kryetari PS të USHT Gadaf Uzairi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *