Home / Lajme / Maqedoni / Studentet te enjten protestojne per shkurtimin e buxhetit.PDSH-ja i mbeshtet ato

Studentet te enjten protestojne per shkurtimin e buxhetit.PDSH-ja i mbeshtet ato

Parlamenti studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, duke vërejtur këtë trajtim nënçmues ndaj Universitetit Shtetëror të Tetovës, studentëve, e që në përbërje janë 80 përqind shqiptarë, afër 2o maqedonas, turq, romë e të tjerë, nuk mund të rijmë indiferent”, sqaroi ai.Protesta mbahet në sheshin e Tetovës me fillim në ora 13.00 ndërsa studentët do të nisen në ora 12.00 nga rektorati.

Urim Hasipi
Tetove, 18 maj-Të enjten në Tetovë studentët e USHT-së të përkrahur edhe nga Unioni I Studentëve të UEJL-së do të protestojnë në qendër të Tetovës kundër diskriminit që I bëhet këtij universiteti sidomos në sferën e financimit.Sipas kryetarit të parlamentit studentor të USHT-së Gadaf Uzeiri, Parlamenti studentor i USHT-së, skajshmërisht i indinjuar nga veprimet e vazhdueshme të Qeverisë dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës , e që cënojnë drejtpërsëdrejti autonominë dhe integritetin e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe studentëve të USHT-së merr këtë iniciativë si forma e fundit demokratike për mbrojtje.

“Ndarja e buxhetit për universitetet shtetërore është diskriminuese për USHT-në, në krahasim me universitetet tjera shtetërore. Për vitin 2009, USHT-së i janë ndarë vetëm 10 përqind e mjeteve të parapara për universitetet shtetërore,edhe pse për nga numri i studentëve, numri i programeve studimore, numri i profesorëve dhe nevojat për infrastrukturë, USHT është Universiteti i dytë në Maqedoni.USHT në vitin 2009 siguron 67 përqind të mjeteve nga mjetet vetanake, e vetëm 33 përqind financohet nga shteti, duke rrezikuar funksionimin normal të Universitetit.
Partia Demokratike Shqiptare të hënën në një konferencë për shtyp bëri të ditur se do ta përkrahë protestën e studentëve të USHT-së kundër shkurtimit të buxhetit të këtij institucioni, e paralajmëruar të mbahet të enjten në Tetovë.

“Duke pasur parasysh apelin dramatik të Unionit të Studentëve të USHT-së, Rinia Demokratike Shqiptare pranë Partisë Demokratike Shqiptare mbështet deri në fund Unionin e Studentëve të USHT-së që më 21 Maj ( e enjte) në fillim në ora 13:00 në Sheshin e Tetovës, nën moton “Të gjithë në mbrojtje të USHT-së” të protestojnë kundër tentimit për shkatërrim të USHT-së”, deklaroi Krenar Lloga – Kryetar i Forumit Rinor të PDSH-së.

Ai theksoi se politika e gabuar e qeverisë aktuale VMRO-BDI, jo vetëm që mbyll perspektivën e qytetarëve të këtij shteti duke i bllokuar proceset për integrimin në NATO dhe BE por tani fillon edhe me goditje në planin e brendshëm, duke sulmuar tempujt e diturisë, e në këtë rast Universitetin Shtetëror të Tetovës.

“Për ne është e palogjikshme që qeveria, VMRO-BDI, ndajnë miliona euro për përmendore në sheshin e Shkupit, për heronj diskutabil, e në anën tjetër zvogëlojnë buxhetin e një universiteti i cili vetëm ne shqiptarët e dimë se si ka arritur deri këtu. Universiteti Shtetëror i Tetovës të nderuar pushtetarë të VMRO dhe BDI është bërë me shumë mund, me shumë sakrificë dhe me shumë gjak”, theksoi Lloga.

Nga PDSH theksojnë se Qeveria e Maqedonisë duke kujtuar të kaluarën , shkatërron të tashmen dhe të ardhmen.

“Rinia Demokratike Shqiptare i përkrah studentët, profesorët dhe gjithë qytetarët të cilët të enjten më 21 Maj në mënyrë demokratike do të protestojnë ndaj këtij diskriminimi që i bëhet ardhmërisë së shqiptareve, Nëna e baballarë,motra e vëllezër ta përkrahim në mënyrë masovike këtë protestë”, theksoi në fund ai.

Me një buxhet të tillë, USHT nuk do të jetë në gjendje të mbuloj as shpenzimet elementare për organizimin e procesit mësimor, e jo më për ndonjë aktivitet tjetër, për punë shkencore, apo për investime në infrastrukturë”, deklaroi Uzeiri.
Sipas tij, qeveria bie vendim për disperzim të studimeve në më shumë qytete, pa konstrukt financiar për organizimin e këtyre studimeve. “Tashmë një vit është i hapur Fakulteti i Biznes Administratës në Kumanovë dhe deri tani as një denarë nuk është ndarë, as për qiranë e objektit, as për mbulimin e rrogave, as për shpenzime tjera të mbarëvajtjes së procesit mësimor.

Parlamenti studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, duke vërejtur këtë trajtim nënçmues ndaj Universitetit Shtetëror të Tetovës, studentëve, e që në përbërje janë 80 përqind shqiptarë, afër 2o maqedonas, turq, romë e të tjerë, nuk mund të rijmë indiferent”, sqaroi ai.Protesta mbahet në sheshin e Tetovës me fillim në ora 13.00 ndërsa studentët do të nisen në ora 12.00 nga rektorati.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *