Home / Sport / Tare: Kupa e Italise hap rrugen, per nje projekt evropian

Tare: Kupa e Italise hap rrugen, per nje projekt evropian

Gezim i madh ne kampin e Lacios, pas fitores se trofeut te pare, nen drejtimin e Klaudio Lolitos. Pas gezimit, nga fitorja e rendesishme e shenuar te merkuren ne finale me Sampdorian, vemendja e lacianeve eshte perqendruar tek ndeshja e radhes, ndaj Palermos. Drejtori i Pergjithshem i Lacios, ish-lojtari i shquar i kombetares sone Igli Tare, ne nje interviste per “MeliroOnline.it” flet per suksesin e tij si drejtor teknik. Ish-lojtari i kombetares sone luajti tre sezonet e fundit me Lacion dhe debutoi me nje trofe, si drejtues, duke shenuar edhe nje sukses personal:

Me ne fund Lacion siguron nje trofe, ne epoken e Lotitos…

Eshte nje trofe shume i rendesishem per te gjithe klubin dhe tifozet tane, e kemi dashur me force ate, duke pare edhe ecurine e viteve te fundit. Prandaj, tani qe e kemi fituar trofeun e kupes, ka kaq gezim te madh ne kampin tone.

Tani qe keni fituar Kupen e Italise, nuk shihet ndonje impenjim i vecante ne kampionat. Me cfare synimi do te luani ndaj Palermos?

Do te respektojme kampionatin, sepse jane disa skuadra qe luajne per t’u pozicionuar sa me mire ne klasifikim. Per kete arsye ne do te udhetojme drejt Palermos me nje qellim, per te marre tre pike.

Nderkohe presidenti Zamparini e ka konsideruar Kupen UEFA, duke e krahasuar me nje banane qe fitohet ne lotari. Cfare mendimi ndani ju?

Nuk jam dakord me fjalet qe ka thene Zamparini, sepse ai ka menyren e tij per t’i pare gjerat ashtu. Une mendoj ndryshe, se cdo trofe ka rendesine e vet.

Balardini ka thene se skuadra e tij kerkon fitoren sepse deshiron te jete ne zonen UEFA?

Palermo eshte nje skuader e perbere me lojtare cilesore dhe drejtohet nga nje trajner i shkelqyer. Kundershtari i radhes ka pasur nje ecuri pozitive deri tani, por per Evropen do te shohim nese do te fitoje ndeshjet e mbetura. Liverani ben diferencen tek Palermo, por edhe sulmuesit e tjere si Kavani dhe Mikoli jane teper te rrezikshem.

Cfare interpretimi do t’i benit rolit te Delio Rossit pas trofeut te pare, qe fitoi me Lacion?

Eshte shume i kenaqur sepse fitoi nje trofe te rendesishem, kur ecuria ka qene pak pozitive. Por ky trofe, besoj se rrit besueshmerine per nje projekt te Lacios, qe synon te rikthehet bindshem edhe ne Evrope. Suksesi i dy neteve me pare ka pasur shume vlera.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *